LAJMI I FUNDIT:

Rama: Lidershipi politik i shqiptarëve, të ruajë maksimalisht qetësinë

Rama: Lidershipi politik i shqiptarëve, të ruajë maksimalisht qetësinë

Gazeta ”Zëri” citon kryeministrin Edi Rala të shprehë keqardhjen për gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoni, ku sonte hynë në Parlamentin maqedonas një turmë protestuesish duke dhunuar deputetët dhe gazetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I ftuar në Top Story, Rama tha se në këtë situatë duhet të veprohet me qetësi. Kreu i qeverisë porositi shqiptarët e Maqedonisë që të mos bien pre e provokimeve. Rama kritikoi gjithashtu edhe punën e policisë maqedonase.

“Është një moment kur realisht duhet shumë qetësi. Më vjen shumë keq që u ngrit një strategji dritëshkurtër politike duke vendosur shqiptarët në shenjestër dhe duke përdorur si sebep të ashtuquajturën Platforma e Tiranës.


Është krejtësisht e papërgjegjeshme që një luftë për pushtet të motivohet. Kjo është një situatë që unë uroj do të jetë e përkohshme. Shqiptarët, lidershpi politik i shqiptarëve, të ruajë maksimalisht qetësinë dhe të mos bien në kurthin e reagimeve që mund të çojnë edhe në një përshkallëzim më të madh. Uroj që policia në Maqedoni të bëjë detyrën dhe të mbrojë njerëzit”, tha Kryeministri Edi Rama./Telegrafi/

Të gjitha lajmet nga Pushtimi i Kuvendit të Maqedonisë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Pushtimi i Kuvendit të Maqedonisë

Në trend Lajme

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori