LAJMI I FUNDIT:

Rama: Kosova e Serbia ta tejkalojnë konfliktin për të mos lejuar Rusinë në rajon

Rama: Kosova e Serbia ta tejkalojnë konfliktin për të mos lejuar Rusinë në rajon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një diskutimi në kuadër të Forumit Globsec sot në Pragë, tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i tejkalojnë sa më shpejt mosmarrëveshjet për t’i pamundësuar Rusisë ndikimin në rajon.

Ai u shpreh se rajoni i Ballkanit është në pozitë më të mirë se që ka qenë.

“Duhet ta falënderoj presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, sepse falë tij, Bashkimi Evropian, e ka kuptuar sa e rëndësishme është të mbajë Ballkanin Perëndimor sa më afër, dhe sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE-në. Edhe sot, rajoni i Ballkanit do të ishte vlerë e shtuar për BE-në”, ka thënë Rama, kur ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të rajonit në bllokun evropian.


I pyetur nëse Rusia ka bërë ndonjë përpjekje për t’u përzier në çështje të brendshme të Shqipërisë, ai tha se Shqipëria nuk është e interesuar në të, “nuk ka oreks, andaj Rusia nuk gjen shumë njerëz për t’i shërbyer qoftë edhe për para”.

“Kemi pasur diçka (ndikim rus), por jo diçka masive. Ajo është shumë prezente dhe mund të bëjë shumë dëm në pjesë tjera të Ballkanit. Prandaj na duhet që Kosova dhe Serbia të tejkalojnë atë konflikt, andaj na duhet ta mbajmë Serbinë sa më afër që mundemi. Sa më shumë që lidhim anëtarësimin në BE, me anëtarësimin në NATO dhe sa më shumë që NATO-ja është prezente në vendet e Ballkanit, do të jetë më mirë”, tha Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Lajme
Kalo në kategori