Rama konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e BE-së: Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka konfirmuar sot se do të marrë pjesë në samitin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Në një postim në Twitter, Rama ka shkruar se sapo kishte dëgjuar zhvillimet e fundit në Bullgari për fillimin e bisedimeve ndërshtetërore për mosmarrëveshjet që ka me Maqedoninë e Veriut, proces që po mban të bllokuar procesin e integrimit edhe për Shqipërinë.
"Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që e shkatërron atë", ka thënë Rama në Twitter.
Nga
Telegrafi
22/06/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































