LAJMI I FUNDIT:

Rama: Kompania që nuk po lejohet të vazhdojë ndërtimin e “Rrugës A” është duke punuar në dy projekte të qeverisë Kurti

Rama: Kompania që nuk po lejohet të vazhdojë ndërtimin e “Rrugës A” është duke punuar në dy projekte të qeverisë Kurti

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se vendimi i Gjykatës Komerciale për pezullimin e punës për ndërtimin e “Rrugës A” ishte krejtësisht i panevojshëm.

“Nuk ka asnjë logjikë, kurrfarë logjike të ndalet projekti, nëse dikush mendon se ka probleme ligjore ato duhet të definohen me ligj, nëse është një palë kundër një pale tjetër le të vazhdoj procedura, por projekti nuk ka arsyeshmëri të ndaljes, nëse një palë fiton se i qenka bërë e padrejtë paguhet ajo palë që i janë bërë”, tha Rama në Rubikon të Klan Kosovës.

Rama tha se pikërisht kompania e cila është kontraktuar për ndërtimin e “Rrugës A” është duke punuar aktualisht në dy projekte të qeverisë, prandaj beson se vendimi për pezullimin e punës për ndërtimin e kësaj rruge ishte “puro politik”.


“Projekti i kompanisë e cila është duke kryer punë sot e cila paralelisht sot kryen punë për kryeqytet dhe për qeveri në dy projekte tjera, domethënë e njëjta kompani për qeverinë nuk ka problem, por për kryeqytet paska problem. Si bëhet kur për punët që i kryen për qeveri… janë dy projekte që kryhen ndërsa për kryeqytet po u dashka në ndalen, kjo më bën me dyshu që këto janë procese që nuk kanë asnjë logjikë tjetër përveç intervenime puro politike për ndalesën e transformimit të kryeqytetit”, u shpreh Rama.

Rama shtoi se gjykatësja e Gjykatës Komerciale, e cila ka marrë vendim për pezullimin e punës në këtë rrugë, është e lidhur me Qeverinë Kurti.

“Nëse kjo rrugë është ndalë nga Gjykata Komerciale, nga një person i lidhur me qeverinë pa asnjë arsye, sepse ekziston paralelisht një proces që mundet me vazhdu pa pasur nevojë të ndalesës së projektit, e tash e njëjta kompani sot kryen punë për qeverinë, përse nuk u ndalën atje punët, përse po ndalen këtu?”, pyeti Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
Dy vjet nga arrestimi i Krasniqit, KEK-u ende me ushtrues detyre të Kryeshefit

Dy vjet nga arrestimi i Krasniqit, KEK-u ende me ushtrues detyre të Kryeshefit

Lajme
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Kalo në kategori