Drenica ka arritur të marrë një tjetër pikë, ku kësaj radhe barazoi me Gjilanin.

Kuqezinjtë luajtën pa gola në stadiumin e tyre përballë Gjilanit që shihet si njëra nga skuadrat pretendente për titullin e kampionit.


E i kënaqur me pikën e fituar ka mbetur trajneri i vendasve, Fadil Rama.

“Ishte një ndeshje shumë e fortë dhe tejet e mirë nga dy skuadrat. Mundësitë i kishin që të dy ekipet për ta fituar ndeshjen, por mendoj që rezultati real i kësaj ndeshje ishte barazimi”.

120606245 3355706471131674 2042318500581541036 o

“Futbollistët u angazhuan dhe me sukses kanë zbatuar detyrat taktike të dhëna para ndeshjes”, deklaroi Rama për “Art Sport”.

Rama ka thënë se është i kënaqur edhe me fillimin e këtij edicioni për Drenicën.

Pesë pikë në katër xhiro? “Duke pasur parasysh që kemi nisur vonë me përgatitjet dhe kemi mungesa e të shumta mund të them që jemi të kënaqur edhe me këto pikë të arkëtuara”, përfundoi Rama për “Art Sport”.

Në duelin e radhës skuadra e Drenicës do të përballet me Ballkanin në udhëtim. /Telegrafi/

telegrafi sport app