Nën kujdesin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe bashkëshortes së tij Linda Rama, është organizuar iftar me pjesëmarrjen e personaliteteve nga fusha të ndryshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në iftarin e organizuar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ishin të pranishëm ministra, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ambasadorë, përfshirë edhe ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, si dhe zyrtarë të institucioneve të ndryshme dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se fe e të barabartëve e kanë cilësuar Islamin, duke shtuar se kjo tryezë e iftarit, “është në vendin e saj, në kohën e saj, në të drejtën e saj të qytetarisë”.
“Jam i lumtur sot që pas dy vite ndarjesh dhe kufizimesh, pasojë e një sulmi të paprecedent pandemik, ri-gjendemi rreth tryezës së iftarit. Më ka munguar ky takim sepse prej vitesh tryeza e iftarit ka lënë tek unë një shije të posaçme njerzillëku duke ushqyer një ndjesi të mirëseardhur paqeje”, u shpreh Rama.
Kryeministri Rama tha se besimi dhe qytetërimi islam, sipas tij, përkundër gjithë dezinformimit sistematik mbështetur sa në thjeshtëzimin vulgar dhe deri vrastar të fondamentalizmit lindor aq edhe në falsifikimin propagandistik dhe deri dhe racist të fondamentalizmit perëndimor, “kanë gjalluar përmes një zbulese që lirisë së ndërgjegjes, sovranitetit dhe dijes dhe zgjedhjes së lirë individuale janë bërë kurorë qysh në zanafillë”.
“Thelbi i kësaj tryezë është Islami pa dyshim, por nga ana tjetër Islami është përveç se një fe e përqafuar ethshëm nga besimtarët myslimanë edhe një dhuratë pa kushte për mbarë njerëzimin. Një dhuratë që është gjynah ta refuzosh në mos si një burim besimi tek Zoti, si një burimi më shumë besimi tek njeriu, tek vetja, tek ai që jo thjesht duhet por mund të jesh”, u shpreh Rama.
Rama shtoi më tej se “Bukur dhe hijshëm më duket se po veprojmë edhe ne sot tek jemi së bashku rreth tryezës së iftarit duke kryer një gjest miqësie dhe mirësie”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshohen për vjedhje, policia kërkon bashkëpunim e qytetarëve për identifikimin e disa personave

Dyshohet se bartnin dru nga Serbia për në Kosovë, ndalohen dy persona

MPB-Maqedoni: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve me aksidente të rreme, menjëherë të denoncojnë në polici

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës