Mino Raiola, agjenti i mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt, e sheh Liverpoolin si destinacionin e radhës të klientit të tij në afatin kalimtar të kësaj vere.

Sipas Daily Mail, agjenti italian është duke punuar që kapiteni i skuadrës holandeze të transferohet në verë në Anfield Road.


The Mirror ditë më parë raportoi se Paris Saint-Germaini është duke përgatitur një ofertë të majme për De Ligt, mirëpo Raiola mund t’i ndryshojë gjërat.

raiola Mino Raiola, agjenti i Matthijs De Ligt (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

Në garë për transferimin e mbrojtësit holandez janë edhe klubet, si Barcelona, Manchester United, Juventus e Manchester City, mirëpo Ajaxi kërkon 80 milionë euro nga shitja e tij.

Raiola është duke preferuar që De Ligt të kalojë te Liverpooli, por që këta të fundit duhet të ofrojnë shumën që kërkohet nga klubi holandez.

Po ashtu, me transferimin e mbrojtësit në Anfield, The Reds duhet ta barazojnë me pagë atë me lojtarët, si Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah. /Telegrafi/

telegrafi sport app