LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci në balotazh, Latifi i AAK-së dhe Korenica i LVV-së në garë për të parin e komunës

Rahoveci në balotazh, Latifi i AAK-së dhe Korenica i LVV-së në garë për të parin e komunës

Komuna e Rahovecit po ashtu do të ketë edhe një raund tjetër në zgjedhjet lokale 2021.

Në raundin e dytë, në këtë komunë do të përballen kryetari aktual, Smajl Latifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.

Diferenca mes kandidatëve është mbi 22 për qind të votave.


Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Smajl Latifi (AAK) ka marrë në raundin e parë 47,23 për qind të votave, ndërkaq Visar Korenica (LVV) ka fituar 24,78 për qind të votave.

Në garën për kuvend komunal AAK-ja në Rahovec prinë me 40.65 për qind, ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje ka 22.25 për qind.

Në Rahovec pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 37,01 për qind, ndërkaq rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta të cilat pritet të numërohen së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori