LAJMI I FUNDIT:

Rahovec, vajza raporton në Polici se babai i saj po ushtron dhunë fizike

Rahovec, vajza raporton në Polici se babai i saj po ushtron dhunë fizike
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e shtunë në Rahovec.

Siç njofton Policia, në vajzë ka raportuar se babai i saj po ushtron dhunë fizike ndaj saj.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se babai i saj i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj”, thuhet në njoftim.


I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurori dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/