Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se në fshatin Hodonoc kanë përfunduar punimet në asfaltimin e 13 rrugëve, ndërsa dy të tjera janë ende në proces.

Sipas Rahimajt, rrugët e përfunduara janë “Nuhi Morina”, “Ismajl Haki Morina”, “Xhevat Dërmaku”, “Halit Morina”, “18 Qershori”, “Hamdi Basha”, “Musa Morina” – degëzimi 1, “Libinoci” – degëzimi 1, “Basha”, “Bujanoci” – degëzimet 1, 2 dhe 3, si dhe “Brigada 134 Bedri Shala” – degëzimi 1.


Ndërkohë, punimet po vazhdojnë në rrugën “Brigada 128 Sali Saramati” dhe në rrugën “Zona Operative e Dukagjinit”.

Rahimaj ka bërë të ditur se investimi për asfaltimin e këtyre rrugëve kap vlerën e 272,944.16 euro.

Ai ka theksuar se investimet në infrastrukturë po vazhdojnë në të gjitha lokalitetet, duke i cilësuar ato si investime të drejtpërdrejta në zhvillim dhe mirëqenie. /Telegrafi/