LAJMI I FUNDIT:

Radha për Shalën atraktive

Radha për Shalën atraktive

Rikthimi i “veteranëve”, Gazmend Gashi, Shkëlzen Lajçi e Ernest Daka e ka bërë edhe më interesant kampionatin, ndërkohë që edhe garuesit tjerë po vazhdojnë të bëjnë investime të reja në veturat e tyre.

Agjenda e ngjeshur e automobilistëve kosovarë këtë fundjavë vazhdon me garën që do të zhvillohet në Shalë të Bajgorës.

Për shumë nga garuesit tanë, shtegu në Shalë është shumë atraktiv dhe i preferuari i tyre, prandaj edhe kësaj radhe pritet garë tërheqëse për dashamirët e këtij sporti. Pas Prevallës, Kullës e Brezovicës, kjo është gara e katërt e diciplinës malore për kampionatin e sivjetmë.


Rikthimi i “veteranëve”, Gazmend Gashi, Shkëlzen Lajçi e Ernest Daka e ka bërë edhe më interesant kampionatin, ndërkohë që edhe garuesit tjerë po vazhdojnë të bëjnë investime të reja në veturat e tyre.

Gashi po shkëlen me Opel Astra në klasën e pestë, ndërsa Lajçi me Mitsubishi Evo 9, në garën e kaluar që u zhvillua në Brezovicë, jo vetëm që doli i pari në klasën e shtatë, por e pati edhe kohën më të mirë të shtegut, madje duke shënuar rekord të ri.

Me fitore është rikthyer edhe Ernest Daka, i cili me BMW-në e tij në Brezovicë triumfoi në klasën e tetë.

Gara në Shalë fillon në orën 12:00, ndërsa rruga për veturat civile do të mbyllet në orën 11:00, por gjithsesi që ndërmjet dy vozitjeve do të jetë e lirë për disa minuta, me qëllim që kalimtarët e rastit të mos presin gjatë.

Federata e Auto Sportit e Kosovës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës, Brigadën Zjarrfikësve në Mitrovicë dhe Ndihmën e Shpejtë (QKMF Mitrovicë), i ka marrë të gjitha masat që gara të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Me këtë synim, gjatë javës, Drejtoria e Rrugëve të Kosovës është kujdesur që të sanohen edhe gropat në shtegun e garës, duke bërë përpjekje që siguria për automobilistët tanë të jetë sa më e madhe.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori