Qyteti për shumë veta është një 'parajsë në tokë'.

Mirësevini në qytetin e ëndrrave për adhuruesit e makinave me performancë të lartë dhe adhuruesit e makinave në përgjithësi.


M Town është krijuar posaçërisht për makinat BMW M dhe jetën e përditshme të entuziastëve të vërtetë të M.

Bëhuni pjesë e M Town dhe provoni historitë fantastike që mund të shkruhen vetëm aty.

Departamenti M i BMW ka lëshuar një video promovuese të quajtur 'M Town - The Drop', në të cilën mund të shihni deri në 18 modele të ndryshme M.

Në videon e shkurtër mund të shihni një numër modelesh të tjerë, përfshirë M2 CS, M4 GTS, M3 GTS, M5, dhe natyrisht gjeneratën M3 E46, transmeton Telegrafi.

c45d0bf3 0372 4715 980c ff51e25f6293

Dhe nëse e ndiqni videon më mirë për një moment do të shihni M3 Touring të ardhshëm.

Për disa, edicioni pick-up i serisë 3, i cili nuk ka përjetuar kurrë prodhim serial, do të tërheqë vëmendjen e shumë vetave.

Gjithashtu, BMW ka njoftuar ardhjen e makinës së parë sportive elektrike, versionit M të modelit i4. /Telegrafi/