Në Stacionin Policor Klinё të enjten ёshtё paraqitur qytetari Ilir Tunaj i cili nё parkingun e njё marketi nё Klinё, e kishte gjetur njё çantё nё tё cilën kishte njё kuletё në të cilën kishte tё holla prej 1,870 euro.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Klinё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla.


"Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare", thuhet në njoftim. /Telegrafi/