E plotësuar: Po vazhdon protesta e serbëve në veri, të cilët po kërkojnë lirimin e katër personave të arrestuar pas sulmit ndaj zyrtarëve policorë.

Protestuesit gjatë gjithë kohës po fishkëllejnë, ndërsa tashmë janë afër stacionit policor në veri.


Protesta1

Protesta2

Qytetarët serbë protestojnë para stacionit policorë në veri, kërkojnë lirimin e katër personave që sulmuan zyrtarët policorë

Disa qytetarë nga komuniteti serbë janë mbledhur para stacionit policorë në veri të Mitrovicës duke kërkuar lirimin e katër personave të cilët kishin sulmuar zyrtarët policorë.

Në pankartat e protestuesve shkruan: “Veriu i Kosovës ishte një bastion i pathyeshëm, ku policia e Kosovës as që mund të shkelte këmbën”.

Ndërkaq, zëvendës drejtorit i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani për Telegrafin ka bërë të ditur se situata është e qetë dhe stabile.

458464156 758501296338133 6325040622858541893 n

Ai tha se protestuesit po kërkojnë lirimin e katër personave të arrestuar, mirëpo siç tha ai “e drejta e tyre është që të protestojnë”.

“Janë mbledhur rreth 300 veta dhe po kërkojnë lirimin e katër personave që janë arrestuar. E drejta e tyre është që të protestojnë. Situata është e qetë dhe stabile. Protestuesit kanë filluar që të largohen”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/

458169961 915396753779420 5235855791922936321 n