Qytetarët vazhdojnë të raportojnë problemet e ndryshme infrastrukturore nëpër komuna të ndryshme.
Së fundmi një qytetarë ka raportuar në platformën ndreqe.com për dëmtimin e fontanës në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, e cila është një zonë shumë e rëndësishme historike dhe vizitohet nga turistë të shumtë.
Qytetari shton tutje se pavarësisht se ndërtimi i saj zgjati dy vite, fontana nuk punon.
“Vendi i propozuar për të tashmë është bërë edhe parking ilegal duke deformuar edhe pjesën infrastrukturore, gjë e cila edhe humb imazhin e Çarshisë së Vjetër”, shton qytetari i cili ka publikuar edhe fotografi.
Raportimin mund ta shihni në këtë link https://ndreqe.com/report/7548
Derisa po në qytetin e Gjakovës, një tjetër qytetarë raporton për mosfunksionim të semaforëve.
Ai thotë se semaforët në rrugën “Xhafer Lipoveci” në Bllokun e Ri nuk punojnë tash e sa kohë.
“Njëri është i mbuluar nga degët e një lisi, në tjetrin nuk ndizet drita e kuqe e tek tjetri nuk tregon kur mund të ecin këmbësorët. Mosfunksionimi i tyre mund të shkaktojë aksidente në të cilat mund të dëmtohen këmbësoret e poashtu edhe veturat të cilat lëvizin nga kahjet e tjera për shkak të moskoordinimit sinjalistik”, raporton qytetari në platformën Ndreqe.
Raportimin mund ta shihni në këtë link https://ndreqe.com/report/7557
Me synim të ngritjes të qytetarisë aktive dhe llogaridhënies nga komunat, platforma ndreqe.com dhe Telegrafi.com po bashkëpunojnë që raportimet e qytetarëve por edhe intervenimet e komunave të pasqyrohen drejtë dhe saktë.
Platforma në fjalë u mundëson qytetarëve të raportojnë lehtë dhe shpejt ankesat, ndërsa institucioneve komunale iu mundëson kanalizimin e këtyre kërkesave në një vend lehtë të qasshëm.
Aplikacioni ndreqe.com mund të shkarkohet nga sistemet IOS dhe Android.
Ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Orban: Është e turpshme që procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE po shkon ngadalë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës