Qytetarët në Tetovë për ndihmën për nxënësit: Të kemi kujdes kujt ia japim votën

Vendimi i Qeverisë së RMV-së për të ndihmuar nxënësit, prindërit e të cilëve kanë të ardhura të ulta, ka shkaktuar kaos para institucioneve, në të cilat qytetarët kërkojnë të marrin dokumente.
Kjo ka shkaktuar edhe revoltën e tyre, të cilët shprehen të pakënaqur me mënyrën se si pushtetarët ndihmojnë qytetarët. Të anketuar nga Telegrafi Maqedoni qytetarët thonë se nuk është normale që brenda një periudhe të shkurtë të mblidhen të gjithë ato dokumente që i kërkojnë institucionet.
“S’ka informacione sa duhet. Nuk është normale, kjo është lojë”, tha një qytetar.
“Sot dëgjuam që e kanë ndryshuar ligji, kjo është pozitive. Qytetarët janë të revoltuar nga kjo lojë e pushtetarëve. Afati është i shkurtë ndërsa kërkojnë shumë dokumente. Populli duhet të vetëdijësohet që në zgjedhjet e ardhshme të mendojmë se kujt duhet t’ia japim votën”, tha një qytetar tjetër.
Ndryshe, pasi Qeveria njoftoi se do të jep ndihmë financiare prej 1200 deri 1800 denarë për nxënësit, prindërit e të cilëve kanë të ardhura mujore më pak se 50 mijë denarë, në Agjencinë për Punësim në Tetovë u krijuan radhë të gjata të popullatës. Ndërsa pas kësaj, Ministria e Arsimit njoftoi se ka ndryshuar procedurat për shfrytëzimin e masës dhe mjetet nxënësit do të mund t’i marrin me vërtetime për xhirollogaritë në banka./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë