Qytetarët e Maqedonisë parapëlqejnë ta votojnë Hillary Clinton-in për kryetare të SHBA-ve

Në Maqedoni, më shumë qytetarë do të donin që Hillary Clinton të fitojë, se sa Donald Trump. Kështu tregojnë rezultatet e anketës globale për zgjedhjet e radhës presidenciale në SHBA, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo anketë është bërë nga WIN/Gallup International dhe është kryer gjatë muajit gusht - shtator, në mes të 44.194 meshkujve dhe femrave.
Sipas rezultateve, 48% e qytetarëve të Maqedonisë do të kishin votuar për Clinton, kurse 20%, do të kishin votuar për Trump, ndërkaq 32% kanë qenë të papërcaktuar.
Anketa është bërë në 45 vende, që përfshinë thuajse 75% të popullatës botërore, duke treguar se Clinton është në epërsi ndaj Trump në të gjitha vendet, përveç Rusisë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































