Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka pranuar rreth 20 ankesa nga qytetarët e Kosovës lidhur me ofrimin e shërbimeve për testime për COVID-19, në institucionet shëndetësore private.
Ankesat kanë të bëjnë me mungesën e dhënies së informacioneve për qytetarët rreth llojllojshmërisë së testeve.
Ata ankohen se në mungesë të informacioneve, qytetarët po detyrohen t’i bëjnë disa lloje të testeve për të vërtetuar se a kanë virus në trupin e tyre apo jo.
Por edhe çmimet me të cilat po ofrohen për këto testime po konsiderohen të papërballueshme për xhepin e qytetarëve.
Valentina Demolli nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thotë për KosovaPress se tashmë çmimi i testimeve për një individë po shkon edhe deri në 70 euro.
Ajo ka kërkuar nga ministria e Shëndetësisë që të bëjnë monitorim strikt se si po u ofrohen qytetarët për kryerjen e testeve për COVID-19 në institucionet private.
“Sidomos këtë javë kemi pranuar goxha shumë ankesa prej qytetarëve të Kosovës. Në bazë të ankesave që kemi pranuar nga disa qytetarë, në këto laboratore fillimisht po u ofrohet një testim prej 20 eurosh dhe i cili nuk po vërteton nëse e ke aktiv virusin apo jo. Më pas sipas deklarimeve të qytetarëve, përmes ankesave në KMDLNJ, atyre po u thuhet që përveç kësaj do të duhej të bëhej edhe testi tjetër që vërteton nëse e ke virusin aktiv apo jo – që shkon në vlerë prej 50 euro. Vetëm në dy javët e fundit diku rreth 20 ankesa që kemi pranuar prej qytetarëve që kanë të bëjmë me testimet në institucionet private, për të cilat po pohohet se ka mungesë të informacionit”, tha ajo.
Demolli tha se edhe ashtu çmimi i ofrimit të këtyre shërbimeve në laboratorët privatë është i lartë marrë parasysh edhe gjendjen e ekonomive familjare pas periudhës së pandemisë.
Ajo këshillon që sidomos për familjet me asistencë sociale të ofrohen këto testimet serologjike dhe PCR pa pagesë.
Se çmimet për të bërë një test serologjik janë të larta dhe të papërballueshme për standardin jetësor të qytetarëve të Kosovës e thotë edhe udhëheqësi i Organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.
Ai thotë se e rrugës do të ishte që testeve edhe për laboratorët privatë të ofroheshin falas nga qeveria e Kosovës, ndërsa qytetarët të paguanin vetëm shërbimin që bëhet në institucionet private shëndetësore.
Por, kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka thënë për KosovaPress se ka një nivel të kënaqshmërisë sepse ka konkurreshmëri të çmimeve nëpër laboratorët privatë të licencuar.
Në 90 laboratorët e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për të kryer testime për coronavirus, në disa prej tyre ku tashmë kanë nisur të kryhen testet aerologjike, çmimet variojnë nga 15 deri në 35 euro, varësisht nga numri i testeve për antitrupa. Kurse, ato molekulare sillen nga 65 deri në 80 euro. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Mickoski përkujtoi viktimat maqedonase të Holokaustit: Të mos lejojmë që e kaluara të përsëritet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja