Punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë janë duke vazhduar. Megjithatë intensiteti i punimeve nga ajo që shihet nuk duket se është i lartë. Madje, rrethrrotullimi i madh i paraparë të ndërtohet në fshatin Bardhosh, është larg përfundimit.
Për këtë, banorët që jetojnë afër rrugës thonë se në këtë gjendje ajo po paraqet rrezik. E aq më shumë për nxënësit e këtij fshati, kur shkolla është afër.
Jo fort larg Bardhoshit një tjetër problem po e përcjell kompaninë. E shumë më shumë drejtuesit e automjeteve që i bien këndej.
Shembja e gurëve të mëdhenj në këtë segment rrugor po u paraqet problem atyre.
Madje, ka raste kur disa prej qytetarëve kanë kaluar në momentin e shembjes së dheut në këtë pjesë.
“Nafaka që janë ndal kerret dhe i kanë vërejt, se ethet më kanë hi kur e pash t’u rrëshqit guri prej nalti”, tha Jakup Sfarça.
E në fshati Lupq, paraditen e së shtunës makineria ende nuk ishte e ndezur.
Një pjesë e magjistrales që kalon përmes këtij fshati ende nuk i është dhënë asnjë dorë asfalt.
Disa prej atyre që banojnë aty, fajtor i bëjnë vetë banorët për këtë gjë.
“Banorët vet kanë faj, lypin çmim marramendës për shpronësime. Për veti e kemi o burrë”, tha i zhgënjyer Shemsi Kameri, banor i fshatit Majac.
E ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu pranon se në disa segmente ka intensitet të ulët të punimeve, por që sipas tij disa prej tyre lidhen me shtyllat elektrike.
“Dy urat në Vranidoll, ura tjetër në Bardhosh kanë ngecje sepse nuk po mund të zhvillohen punimet për shkak të shtyllave që janë nga KEDS-i.
Ne kemi pas takim së fundmi me KEDS-in dhe po pres që këto ditë do t’i eliminojnë ato probleme dhe do të vazhdohet me punime”, tha ministri Aliu.
Ndonëse , ishte thënë se përfundimi i zgjerimit të magjistrales Prishtinë – Podujevë do të ndodhë brenda 425 ditësh, një gjë e tillë nga ajo që shihet në terren nuk është as afër. E deri atëherë, qytetarët do të vazhdojnë të udhëtojnë në gjendje të vështirë. /rtk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Konfiskohen 860 flakona botox, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Mbi 500 raste të reja në vit, çdo ditë vdes një shqiptar nga kanceri i zorrës së trashë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Policëve, ushtarëve e zjarrfikësve u vonohen shtesat, ekspertët: Ministritë e bartin përgjegjësinë tek njëra-tjetra

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

"Kemi pasur pritje më të mëdha", Haziri: Duhet hetim i plotë për votat me postë

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler