Quo vadis gazetarë të Kosovës?
Etika e gazetarit
Ka menduar dikush nga ata publicistë, opinionistë, gazetarë apo edhe analistë tanë politikë ç’farë kemi me bollëk, se një ditë; libri, shënimi, opinioni, analiza vështrimi i tyre do të mund të gjendej si dëshmi në një aktakuzë, madje edhe në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte, siç po ndodhë sot?
Ndoshta dikush edhe është mburrë me trillime të paskrupullta, të cilat për fat të keq, jo që mund të merren realisht si fakte, por megjithatë shërbyen për konstruksione të atilla si Raporti i Dik Martit.
Jo sot, por sot e njëmijë vjet, shkrimet pa asnjë bazë apo etiketimet, pse jo nganjëherë edhe hiperbolizimet, pa asnjë mbulesë, u panë se nuk janë e nuk do të jenë asnjëherë të dobishme.
Dikush po harron çka shkroi dje e çka po shkruan sot. Sa shkrime të zeza janë bërë që nga lufta deri sot, nga ata që folën gjithçka e kudo vetëm, sa për të thënë diçka e asgjë, duke harruar se për ne është shkruar e shkruhet ende nga të tjerët. Po kur rastisë të thirret filan filani në gjyq, për deklaratën a shkrimin e tij, ja që dikush i bie pishman dhe sikur habitet prej nga doli emri i tij në atë lëndë përplot akuza. Historia e gjithë asaj që ka ndodhur e po ndodh brenda dhe rreth nesh, nuk është e vjetër.
Ka pasur shkrime që kanë akuzuar njerëz me emër e mbiemër pa fakte, dhe aso që nuk mund t’i gjesh asnjëherë as në shtypin e pushtuesit të deridjeshëm. Në faqet e gazetave të huaja botimi i një shkrimi shpifës, jo rrallë dënohet rëndë, por tek ne, shumë herë një shkrim edhe më i zi, bile as nuk qortohet së paku. Jo pak herë gjatë gjykimeve të pjesëtarëve të UÇK-së, fatkeqësisht u nxorën si fakte edhe shkrime të gazetave e të gazetarëve tanë, por edhe storie filmike të medieve elektronike.
Nëse dikush shkruan me fakte, do të ishte e udhës dhe reale, që lirisht edhe t’i mbrojë ato, Liria e shprehjes është liri fondamentale, por fatkeqësisht, jo rrallë, është keqpërdorë dhe ka dëmtuar rëndë imazhin e gjithë Kosovës.
Shumë të ashtuquajtur analistë, opinionistë a gazetarë profesionistë të ngujuar në Prishtinë dukët sikur nuk shohin çka po ndodhë përtej gardhi, e lë më përtej kufiri të Kosovës. Një sheti-vikend e organizuar ditë më herët nga Prishtina në Pejë, dëshmoi se shumë nga ata që mbushin përditë faqe të tëra gazetash, nuk kanë dalë edhe një herë jashtë Prishtinës, për të parë së paku si jetohet në vendin tonë aq të vogël.
Çka u mungon gazetarëve tanë?
Përflitet shumë për mungesën e lirisë së fjalës. Thuhet shumë herë se mungon Ligji i punës. Ku është në këtë rast iniciativa dhe guximi i gazetarit? Përditë gjithçka sillet në një rreth vicioz, dhe gjithçka nisë e përfundon nëpër kafene. Do të duhej të lexohet pak edhe shtypi i huaj! Krahasimet janë të mira dhe i ndihmojnë secilit për të parë vetën në dritën e diellit. Do të duhej të mësojmë edhe nga të tjerët.
A janë vërtetë të lirë gazetarët, të shkruajnë atë që mendojnë, për atë që ndodhë rreth tyre? Sa herë ka ndodhur që gazetarët të ndërmarrin nisma për zgjidhjen e një problemi, dhe sa herë janë penguar në këtë drejtim? Kur bisedon me ta, jo rrallë dhe me njëfarë frike thonë; “jemi robër”.
Shtrohet pyetja; robër të kujt janë vërtetë ata? S’ka si të mos pyes njeriu, pse ata janë aq të frikësuar për pozitën e tyre në shoqëri dhe për të ardhmen e tyre?
Kështu do të jetë përderisa, të gjithë gazetarët, pa përjashtim, nëpër ato takimet e tyre të mos flasin me gjuhën e tyre, derisa ata të mos thonë çka mendojnë vet. Kështu do të jetë derisa ata nuk luftojnë me guxim, më parë për sigurinë e perspektivës së punës së tyre.
Ka çka të shkruhet!
Rrallë herë mund të shoh njeriu një reportazh për një njeri, një rrugë, një shkollë, një student, një nxënës, një fermer, një agronom, një veterinar, një profesor, një mjek, po pse jo edhe për një “akademik” apo një punonjës që do të duhej ta arsyetoj pagën e tij.
Duket sikur në Kosovë ka vetëm politikan. Ata me fotot e tyre kanë mbërthyer mediet dhe mendjet e njerëzve. Sikur bota sillet vetëm rreth politikanëve të cilët, shumë herë, nuk kanë as çka të thonë. Shtrohet vetvetiu pyetja se a punon kush tek ne?
Dita e të drejtave të fëmijëve si zakonisht nga mediet shënohet një herë në vit. Ashtu ndodhë edhe me ditën e dëshmorëve të rënë në luftë për liri, me fatin e të zhdukurve në luftë, me ditën e shpalljes së pavarësisë, me ditën e ruajtjes së ambientit, me ditën e ujit, me ditën e tokës, me ditën e gruas, me të drejtat e punëtorëve apo me atë histori të (ç)organizimit sindikal të punëtorëve. Ka tema e tema të cilat në fakt bëjnë jetën tonë, e për to shkruhet vetëm një herë në vit.
Mund të zhduket nga faqja e dheut edhe një vendbanim i tërë në Kosovë e të mos e kenë parë asnjëherë gazetarët. Mund të shkruhet për këdo që punon, që krijon, që kontribuon. Mund të shkruhet për mësimet dhe ligjëratat që mbahen e që nuk mbahen. Mund të shkruhet për përgjegjësinë ndaj familjes, ndaj punës, ndaj ambientit, ndaj pasurive tona natyrore.
Mund të shkruhet më shpesh për sektorët publik të punës dhe për ata që punojnë apo ata që nuk mund t’i gjesh asnjëherë në vend punë. Mund të shkruhet edhe për jo pak prodhues të suksesshëm të cilët e meritojnë. Mund të shkruhet më shumë për një klasë a për një shkollë më të mirë. Mund të shkruhet shumë më tepër për mijëra të rinj dhe talent të dijes, që po largohen përditë nga Kosova.
Po mund të shkruhet më shumë së një herë edhe për një amvise që mban një familje me punën e saj. Sot mund të shkohet lirshëm e të shkruhet për çdo vendbanim të Kosovës.
Fatkeqësisht, një lajm, për të njëjtën ngjarje, përsëritet një javë rresht. Nëse llogaritet sa medie kemi, atëherë njeriut i duhet ta kap kokën me duar. Mbi të gjitha mungojnë temat analitike e të argumentuara, me fakte. Shumë herë mungon guximi, dija dhe durimi i gazetarit për të mbaruar një temë të tillë.
Shteti NEWBORN do të konsolidohet vetëm atëherë, kur secili do ta kryej punën e vetë në shërbim të vendit. Do të kemi shtet ligjor vetëm atëherë kur secili qytetar dhe gazetar kryen detyrën vetë, për të cilën është thirrur. Do të mund të kritikojmë me vend dhe arsyeshëm vetëm atëherë kur nuk kemi lënë vend për kritikë ndaj nesh që shkruajmë.
Etikë është edhe vetëkritika.
NEWBORN meriton më shumë respekt, posaçërisht nga gazetarët
Gazetarët duhet ta kenë të qarte se, me shkrime të pamatura mirë, mund ta dëmtojnë rëndë imazhin e NEWBORN-it. Fjala publike duhet peshuar mirë.
Le të shkruhet lirshëm, pa frikë, por me argumente. Nuk mund të prekemi nga një shkrim i zi për Kosovën, në një gazetë të huaj, nëse vetë ne kemi shkruar shumë më zi. Vetë duhet t’i hedhim një retrospektivë shkrimeve tona, fjalëve tona. Vetë duhet ta pyesim vetën, si shkruam dje e si po shkruajmë sot.
Një shënim rasti, nganjëherë më shumë dukët si tallje me ata që punojnë e ndërtojnë, se si motiv për punë më të mirë. Shumë herë, shkruhet për Kosovën, si të shikohej ajo nga Marsi.
Si Shën Pjetri
Vetë gazetaria është temë mbi tema. Gazetarët tanë kur bisedojnë, në ndeja rasti janë krejt të tjerë nga ata që i njohim në bazë të shkrimeve të tyre. Gazetarët tanë nuk janë parë ende të kenë thënë të vërtetën për pozitën e tyre në shoqëri.
Ata dukët se frikësohen edhe të paramendojnë, së pari, vetë problemin e zbatimit të ligjit të punës. Fati dhe pozita e tyre mund të krahasohet me atë të Shën Pjetrit.
I dëbuar nga Roma, duke ngarendur pyllit, i pa shpresë, Shen Pjetrit i përfytyrohet Jezu Krishti. “Quo vadis?- e pyet Jezusin, Shen Pjetri. “Po shkoj në Romë të më kryqëzojnë edhe një herë”, i përgjigjet Jezusi.
Thuhet se edhe Shën Pjetri përfundoi i mbërthyer në kryq, por me kokë teposhtë. Edhe vetë thoshte se nuk ishte i denjë të vdes si Krishti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale