LAJMI I FUNDIT:

QuickPort Quattro

QuickPort Quattro

Sharkoon ka zgjeruar ofertën e pasur të pajisjeve të jashtme për disqe me modelin e ri të quajtur QuickPort Quattro.

Kjo pajisje mund të pranojë njëkohësit katër disqe të formatit prej 2.5 ose 3.5 inçësh ose zgjidhje për SSD.

Disqet mund të jenë të kapaciteteve deri në 3 TB, ndërsa pajisja lidhet me kompjuterin me anë të USB 3.0 ose linjës eSATA, ndërsa në paketë vijnë edhe kabllot e nevojshme.


Pajisja ka të vendosur edhe dy ventilatorë për ftohjen e disqeve, me mundësi të rregullimit të shpejtësisë së rrotullimit.

Çmimi i Sharkoon SATA QuickPort Quattro në tregun evropian është 107.9 euro. /Telegrafi/