LAJMI I FUNDIT:

QuickDeck Pro horizontal

QuickDeck Pro horizontal

Sharkoon SATA QuickDeck Pro është një sirtar interesant për disqet e jashtëm, i cili për dallim nga produktet e ngjashëm nga Sharkoon instalohet në mënyrë horizontale.

Në pajisje mund të vendoset një disk 3.5- ose 2.5-inçësh, ndërsa ekziston mundësia e vendosjes së disa Quick Deck Pro një mbi tjetrin për hir të kursimit të hapësirës gjatë përdorimit të disa disqeve të jashtme.

Sharkoon SATA QuickDeck Pro në kompjuter kyçet përmes ndërfaqes USB 3.0, ndërsa ka edhe ndërprerësin e posaçëm për aktivizim si dhe LED diodën që tregon aktivitetin e pajisjes. Në pako me sirtarin vijnë edhe furnizimi i jashtëm dhe kablloja USB, e çmimi i kësaj shtese është 27.99 euro. /Telegrafi/