Meqenëse konsumimi i thjerrëzave është i domosdoshëm për shëndetin por, nga ana tjetër, gjella me to në këtë stinë nuk është fort e pëlqyeshme, mund t’i gatuani si qofte. Përbërësit:▪ 2 gota uji me thjerrëza të kuqe ▪ 1.5 gotë uji me bullgur të hollë ▪ 3-4 qepë të thata ▪ 1.5 filxhan çaji me vaj ulliri ▪ 1 lugë gjelle përzierje salcë domate-speci ▪ 5-6 qepë të njoma ▪ gjysmë tufe majdanoz dhe kopër ▪ 2 lugë të vogla kripë ▪ kimion (lloj erëze në ngjyrë të verdhë) ▪ piper i kuq ▪ gjysmë kokrre limon ▪ sallatë e gjelbër për zbukurimPërgatitja:

Thjerrëzat, pasi i pastrojmë, i lajmë dhe i ziejmë në një tenxhere me 3-4 gota ujë, derisa të pinë të gjithë ujin e të treten mirë.


I heqim pastaj nga zjarri dhe shtojmë në to bollgurin. I përziejmë së bashku.

Sipër i vëmë kapakun dhe i lëmë për gjysmë ore që bollguri të fryhet dhe ftohet.

Lajmë qepët e njoma, majdanozin, koprën dhe pasi i pastrojmë, i grijmë hollë. Qepën e thatë e të prerë imët e skuqim në vajin e ullirit derisa të zverdhet pak.

I hedhim salcën dhe pasi e përziejmë me të disa herë, ia shtojmë masës me thjerrëza dhe bollgur.

Shtojmë kripën, limonin, kimionin, piperin e kuq dhe të gjithë këtë masë e përziejmë shumë herë, ashtu siç bëmë me brumin.

Në fund shtojmë qepën e njomë, majdanozin, koprën dhe të gjithë masën e përziejmë mirë.

Marrim copa të vogla nga ky lloj “brumi” i formuar, i vendosim në pëllëmbën e dorës dhe u japim formën e dëshiruar.

I vendosim në pjatë dhe i zbukurojmë me gjethe të vogla sallate jeshile e feta limoni.

Receta është përgatitur për Living nga bashkëshortja e ambasadorit turk në Tiranë, Fusun Bayraktar