Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë Kurti në njëvjetorin e qeverisjes, duke thënë se është arrogante dhe konfliktuoze.
Abdixhiku në një konferencë për media theksoi se në planin e brendshëm Qeveria Kurti është arrogante, ndërkaq në atë të jashtëm, në dialogun Kosovë-Serbi ishte e papërgatitur, pa platformë dialoguese dhe realisht kthim në dialog teknik.
Kreu i LDK-së po ashtu ka kritikuar qasjen e Qeverisë për krizën energjetike dhe atë të rritjes së çmimeve të produkteve, raporton Telegrafi.
Sipas tij, në dy muajt e parë të këtij viti inflacioni ishte 7.5 për qind, ndërsa në muajt e ardhshëm, pritet që inflacioni të jetë dyshifror.
Për Abdixhikun politika e jashtme e Kosovës është izoluar dhe me skandale të pariparueshme.
Ai po ashtu ka folur edhe rreth mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
“Ndryshimet e kauzave të kësaj qeverie janë të zakonshme dhe qytetarët tanë duhet ta kuptojnë se kjo qeveri po i mashtron…”, tha ai.
Sipas kryetarit të LDK-së, Qeveria ka bërë fushatë se nuk do të lejojë një gjë të tillë. “…Ne kemi aprovuar një rezolutë në Kuvend që e kanë sjellë vet dhe është detyrë e saj t’i qartësojë pozicionet e veta”’, tha ai.
Sipas tij, për LDK-në ecja bashkërisht me komunitetin ndërkombëtar në këtë fazë është jetikë më shumë se gjithçka tjetër, por siç tha ai “në të njëjtën kohë qeveria duhet t’i qartësojë pozicionet e veta për shkak të kauzave të ngritura më parë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë