LAJMI I FUNDIT:

“Qeverinë mund ta bëjë LVV-ja ose shkojmë në zgjedhje”, Haxhiu: Ajo që dihet është se Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm

“Qeverinë mund ta bëjë LVV-ja ose shkojmë në zgjedhje”, Haxhiu: Ajo që dihet është se Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, njëherësh nënkryetarja e LVV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm i qeverisë së re.

Haxhiu këtë e tha në një deklaratë për media se qeverinë mund ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje ose vendi shkon në zgjedhje.

“Ajo që dihet tani për tani është emri i kryeministrit. Nuk dihen emrat e personave të tjerë që do të mbajnë pozicione të tjera. Kryeministri i ardhshëm do të jetë Albin Kurti e qeveria e ardhshme së shpejti do të bëhet. Qeverinë mund ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje, dhe në anën tjetër nuk mendoj që mundet opozita ta bëj qeverinë si e vetme. Dhe duke shkuar kështu ose e bëjmë qeverinë ne, ose shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Haxhiu.


Ajo po ashtu ka folur edhe për pretendimet për manipulime për votat me postë (të mërgatës) nga zgjedhjet e 9 shkurtit për Kuvendin e Kosovës.

Haxhiu ka thënë se aktualisht Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke i kryer hetimet për rastin në fjalë.

Sipas saj, secili person i përfshirë në këtë krim me votat e mërgatës duhet të jap përgjegjësi penale dhe politike.

“Nga asnjë çështje që ne kemi thënë kundrejt një subjekti politik nuk jemi tërhequr. Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke bërë hetimet për procesin e votimit të mërgatës. Prokuroria ka kërkuar edhe nga KQZ dokumentacione përkatëse në raport me procesin e votimit të mërgatës tonë. Dhe për çfarëdo pyetje që keni ta adresoni në prokurori. Secili person i përfshirë në këtë krim me votat e mërgatës duhet të jap përgjegjësi penale dhe politike”, ka thënë Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Nga vjedhjet te dhunimet: Dosjet e rënda të të arrestuarve në Kaçanik që dyshohen edhe për vrasjen e rreshterit të Policisë

Nga vjedhjet te dhunimet: Dosjet e rënda të të arrestuarve në Kaçanik që dyshohen edhe për vrasjen e rreshterit të Policisë

Drejtësi
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
Për herë të shtatë tentohet konstituimi i legjislaturës së nëntë

Për herë të shtatë tentohet konstituimi i legjislaturës së nëntë

Politikë
Nëna lajmëron në polici se vajza e saj është zhdukur në lagjen Ulpiana të Prishtinës

Nëna lajmëron në polici se vajza e saj është zhdukur në lagjen Ulpiana të Prishtinës

Kronika e Zezë
“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Kalo në kategori