Pas një periudhe pasive në procesin e bisedimeve me Serbinë, Qeveria e Kosovës po provon të marrë një rol të ri në këtë proces, duke kërkuar edhe mbështetjen e opozitës.
Aktualisht, Qeveria po punon në drejtim të hartimit të një plani apo platforme e cila parashihet të miratohet edhe nga Kuvendi dhe mbi bazën e saj, më pastaj, do të formohej një ekip negociator i cili do të vazhdonte dialogun politik me Serbinë, në Bruksel.
Zyrtarët e lartë në Qeverinë e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se aktualisht po punohet dhe po bisedohet edhe me disa parti politike opozitare për të hartuar këtë platformë, e cila do të miratohej nga Kuvendi. Mbi bazën e kësaj platforme, Qeveria mëton edhe të vazhdojë dhe udhëheqë dialogun në fazën e ardhshme.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj tha se angazhimi në dialog është obligim kushtetues i Qeverisë.
Ai tha se Qeveria e Kosovës, si organ ekzekutiv, i ka obligimet e veta të negociojë, të bashkëbisedojë për marrëveshje sa më të mira në dobi të vendit, dhe faktikisht Qeveria po kthehet në kapacitetet e veta kushtetuese dhe detyrimet e saja ligjore.
“Si Qeveri, ne kemi pasur dëshirë, siç është rasti i dialogut me Serbinë, të kemi një qasje pak më ndryshe nga e kaluara, duke ditur ndjeshmërinë e çështjes dhe temës shumë të rëndësishme. Ne besojmë që dialogu me Serbinë është temë nacionale, dhe do të duhej një gjithëpërfshirje dhe konsensus sa më i gjerë që të kemi një marrëveshje e cila do të pranohej nga të gjithë”, tha Limaj.
“Ideja është që krejt resurset tona njerëzore profesionale e politike t’i angazhojmë së bashku, për shkak se për Kosovën është jetike, që në një dialog të ardhshëm final në mes Kosovës dhe Serbisë të jenë të përshirë të gjithë akterët politikë, shoqëria civile, intelektualët, njerëzit që dinë çka duhet bërë dhe duhet dhënë vendit për të nxjerrë një marrëveshje sa më të mirë”, tha Limaj.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në kapacitetin e zëvendëskryeministrit, ai vetë të jetë në krye të ekipit negociator, nëse Kuvendi voton përbërjen e ekipit gjithëpërfshirës.
Aktualisht, procesi i dialogut me Serbinë është zhvilluar kryesisht përmes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Limaj thotë se presidenti, e ka rolin e tij kushtetues.
“Natyrisht delegacioni që do të miratohet nga Kuvendi i Kosovës do të jetë delegacion shtetëror që do të negociojë me Serbinë. Roli i presidentit është rol kushtetues, roli i kryetarit të Kuvendit është kushtetues, i kryeministrit është rol kushtetues, atyre as nuk t’u hiqet e as t’u shtohen kompetencat, janë detyrat nga kapacitetet nga institucionet përkatëse që drejtojnë, dhe si të tillë ata janë gjithmonë kapacitete të tyre shtetërore”, tha Limaj.
Me idenë e Qeverisë, aktualisht është përafruar mjaft shumë subjekti opozitar, Partia Socialdemokrate (PSD).
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka mirëpritur gatishmërinë e kësaj partie politike që të jetë pjesë e një ekipi negociator lidhur me dialogun me Serbinë.
Ai tha se është e pakuptimtë se si Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe LëvizjaVetëvendosje po pengojnë edhe tani emërimin e një ekipi negociator, që mund të marrë vendime të rëndësishme për vendin.
Mirëpo, LDK-ja dhe Vetëvendosja nuk e shohin të arsyeshme formimin e ekipit negociator.
Emërues i përbashkët i të tri partive opozitare, është se presidenti Hashim Thaçi, sipas tyre, nuk e ka mandatin nga Kuvendi i Kosovës që t’i udhëheqë bisedimet. Aq më tepër, roli i presidentit është kontestuar pas idesë së proklamuar nga vetë presidenti Thaçi, për korrigjimin apo ndryshimin e kufirit. Një ide të tillë, nuk e ka mbështetur as kryeministri Ramush Haradinaj.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, tha se Qeveria asnjëherë nuk ka pasur ndonjë arsye që të mos e drejtojë dialogun. Po, ai thekson po ashtu se Qeverisë aktuale i ka humbur legjitimiteti dhe nuk mund të vazhdojë e të marrë përsipër procese të rëndësishme për vendin.
“Institucionet aktuale që i kemi ne, duke përfshirë edhe Qeverinë, janë shumë të brishta. Kanë mungesë të kredibilitetit dhe humbje graduale të legjitimitetit. Të gjithë e dimë sesa të dobëta i kemi këto institucione dhe ne kemi dyshimet tona se këto nuk janë në gjendje që t’i udhëheqin proceset e mëdha. Kemi shumë dilema edhe rreth dialogut, mënyra sesi është bërë dhe është përgatitur ose nuk është përgatitur. Prandaj, përgjegjësi e Qeverisë ka qenë t’i bëjë punët që i ka pasur, duke përfshirë edhe dialogun”, tha Beqiri.
Ai rikujtoi edhe qëndrimin e Lidhjes Demokratike e Kosovës, sipas të cilës, Qeveria e Kosovës ka bërë gabim të madh kur kishte hequr dorë nga dialogu dhe këtë çështje ia kishte “lënë në dorë”, presidentit Thaçi.
Sipas Beqirit, temat e hapura nga presidenti në dialog, siç është çështja e kufirit, janë shumë të rrezikshme.
“Qeveria është dashur që të udhëheqë bisedimet, gjithmonë nën mbikëqyrjen e Kuvendit. Këtë nuk e kanë bërë dhe ia kanë krijuar në një mënyrë mundësinë Thaçit që ta bëjë këtë që është duke e bërë dhe ne nuk shohim asnjë arsye që të ketë ndonjë ekipi negociator për dialogun. Pse të kemi ekip negociator? Kur ka qenë Isa Mustafa kryeministër, ai vetë ka qenë në krye të bisedimeve dhe nuk ka pasur nevojë për ekipe negociatore”, theksoi Beqiri.
Ai mendon se formimi i ekipit negociator në këtë fazë, më shumë po bëhet për të fshehur mosangazhimin e Qeverisë, duke e përfshirë aty edhe opozitën, për ndarjen e fajësisë me të gjithë.
Sidoqoftë, partitë politike në pushtet dhe ato në opozitë deri më tash nuk kanë arritur që të pajtohen rreth një platforme të përbashkët për dialogun me Serbinë.
Partitë në opozitë konsiderojnë se shanset që Kosovë të ndërtojë një platformë për bisedime me Serbinë, vetëm sa po vështirësohen./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj