LAJMI I FUNDIT:

Qeveria synon rritje të prodhimtarisë vendore dhe eksportit

Qeveria synon rritje të prodhimtarisë vendore dhe eksportit

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, së bashku me zv.kryeministrin për çështje ekonomike dhe koordinim të resoreve ekonomike, Koço Angjushev, sot u drejtuan para 150 përfaqësuesve të kompanive vendase dhe gjermane, anëtare të Shoqatës ekonomike Maqedoni-Gjermani në suaza të drekës së punës që u organizua nga kjo shoqatë dhe Oda ekonomike gjermane në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dy qind kompani gjermane në Maqedoni janë pjesëmarrje serioze në atë që nënkupton prodhimtari vendore por edhe në atë që paraqet element të eksportit të Maqedonisë. Si çdo vend tjetër, ashtu edhe vendi ynë synon rritjen e prodhimit bruto vendor dhe natyrisht se pjesë të madhe të përkushtimit tonë ia japim rritjes së aktivitetit eksportues, sepse vetëm ajo është garancë për stabilitet dhe perspektivë të çdo ekonomie”, tha kryeministri Zaev.

Sa i përket politikave të paralajmëruara ekonomike të Qeverisë, kryeministri shprehu pritje se ndihma shtetërore për investime të reja dhe përkrahje të investimeve ekzistuese, e cila gjatë ditës së nesërme do t’i shpallet publikut në detale, do të mirëpritet si nga kompanitë vendore, ashtu edhe nga ato gjermane./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori