LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shkarkon Bordin e SHSKUK-së

Qeveria shkarkon Bordin e SHSKUK-së

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka shkarkuar Bordin Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës dhe ka emëruar Bordin e ri, të cilin do ta drejtojë Xhevat Jakupi.

Në njoftimin e lëshuar nga mbledhja e Qeverisë në detyrë thuhet se ka aprovuar vendimin për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës për arsye se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme të përcaktuara me Statutin e SHSKUK-së dhe ka dështuar në arritjen e objektivave.

Me po të njëjtin vendim Qeveria ka emëruar Bordin e ri në përbërje:


1. Dr. Agreta Gecaj – Gashi – Qendra Klinike Universitare e Kosovës;
2. Dr. Aida Rexhepi– Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;
3. Dr. Xhevat Jakupi – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;
4. Dr. Diana Dafota – Spitali i Përgjithshëm Gjakovë – Në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore;
5. Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor;
6. Dr. Mirsad Shkreta – Ministria e Shëndetësisë;
7. Një (1) ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.

Kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat 1 vjeçar të cilin e pason me radhë në vitin e dytë përfaqësuesi i QKUK dhe në vitin e tretë përfaqësuesi i QKSUK./Telegrafi/