Qeveria e Kosovës kërkon nga Prokuroria e Shtetit që të hetojë autoritetet të cilat mundësuan futjen e mallrave serbe me mbishkrime “Kosova e Metohia”, ngase futja e këtyre produkteve është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka thënë se organet e drejtësisë duhet të ndërmarrin masa ndaj Doganës dhe ndaj autoriteteve të tjera që kanë mundësuar hyrjen e mallrave serbe në Kosovë me mbishkrime “Kosova e Metohia”.
Ai ka kërkuar që deklaracioni i mallrave duhet të bëhet në bazë të obligimit Kushtetues.
“Absolutisht duhet të hetohe… Vendimi i Qeverisë është shumë i qartë, e obligon Doganën e Kosovës, inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, dhe të gjitha inspektoratet tjera, si dhe të gjitha autoritetet e Kosovës, që asnjë produkt nuk guxon as të futet dhe as të jetë në treg, i cili në etiketën e tij, në deklaracionin e tij, nuk i referohet Kosovës, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Kushtetutën duhet me zbatuar të gjithë, ky është obligim”, ka thënë ministri Shala.
Ai ka shtuar se Qeveria ende nuk ka marrë masa ndaj doganiereve me suspendim, arrestim apo dënim për shkelje të sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Haki Shatri, këshilltar i kryeministrit, Haradinaj, ka thënë se prokuroria e shtetit duhet të fillojnë hetimet për doganë dhe institucionet tjera që kanë mundësuar hyrjen e mallrave serbe me mbi shkrime “Kosov e Metohia”.
“Ka qenë keq, ka qenë neglizhencë, ka qenë mos kryerje ose mos qëndrim në nivel të institucioneve shtetërore, cila do qoftë… Nuk është mirë që ka ndodhur kjo, por tash duhet institucioni përkatës, prokuroria dhe institucionet tjera që merren me këto punë të vlerësojnë sa është kjo shkelje e rëndë. Por gjithsesi se është shkelje”, ka thënë Shatri.
Edhe nënkryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani, ka thënë se për produktet me mbishkrime antikushtetuese, përgjegjësia duhet të bie mbi ata të cilët e kanë mundësuar.
“Ne e përkrahim vendimin e Qeverisë (për mallrat serbe), i përkrahim edhe masat tjera pas vendimit që ka marrë, kështu që mendoj se përgjegjësia duhet të bie mbi ata të cilët e kanë përgjegjësinë”, theksoi Shabani.
Biznesmeni Shaqir Palushi ka thënë se është jo morale nga ana e importuesve në Kosovë nëse ky mall ka qenë i importuar në mënyrë legale.
Sipas tij, fajtor për importim të mallrave serbe me këtë mbishkrim e mbajnë edhe kompanitë.
“Sigurisht që Dogana e Kosovës dhe institucionet, konkretisht Inspektorati i Tregut, do të ishin kompetent për parandalimin e këtyre produkteve (me mbishkrim “Kosova e Metohia”. Fatkeqësisht këto gjëra dalin në pah vetëm në rastet kur bëhet e madhe diçka. Përndryshe, është për keqardhje se si këto mallra kanë ardhur në Kosovë qe dhjet vjet, kur Kosova ka shpallur pavarësinë”, ka thënë Palushi.
Ndërsa, pasi janë lejua të futen këto mallra me këto mbishkrime anti-kushtetues, inspektorët po i detyrojnë bizneset t’i heqin këto produkte, të cilat janë paguar nga biznesi dhe i janë pagua edhe tatimet shtetit. Mirëpo, se a do t’i kompensojë shteti bizneset për dëmet që tani është duke ia shkaktuar inspektorati, Haki Shatri, këshilltar i kryeministrit, ka thënë se tregtia është biznes që i nënshtrohet rregullave të tregu, dhe në qoftë se kanë bërë shkelje, do të pësojnë dënimin.
“Edhe bizneset janë shtetas të Republikës së Kosovës dhe kur e kanë bërë një importim, ndoshta kanë gjetur çmime më të favorshme dhe i kanë mbyllur sytë. Tregtia është një biznes që i nënshtrohet rregullave të tregu, në qoftë se kanë bërë shkelje, do të pësojnë dënimin”, ka thënë Shatri.
Ndërsa, ministri Shala nuk ka dashur ta komentojë lidhur me kompensimin ose dënimin e bizneseve për produktet me mbishkrim “Kosova e Metohia”.
Produktet me mbishkrim “Kosova e Metohia”, kanë rënë në sy të inspektoratit veçmas pas vendimit të Qeverisë për tarifën 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe BeH. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Mësuesit e sigurisë - Zbritje 50% për instruktorët e policisë dhe ushtrisë në Melodia PX më 7 Mars

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi