LAJMI I FUNDIT:

Qeveria: Përfaqësues të shoqërisë civile do të monitorojnë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të ndërmarrjeve publike

Qeveria: Përfaqësues të shoqërisë civile do të monitorojnë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të ndërmarrjeve publike

Zyra e Kryeministrit është në proces të përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve drejtuese të Ndërmarrjeve Publike si; Posta e Kosovës Sh.A., Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidromorava Sh.A. Gjilan dhe Trepça Sh.A.

Kështu thuhet në një njoftim të Qeverisë së Kosovës.


“Në ditët në vijim komisionet rekomanduese të emëruara me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit do të fillojnë me shqyrtimin e CV-ve (aplikacioneve) të kandidatëve për anëtarë të bordeve drejtuese dhe do të bëhet përzgjedhja e listës së ngushtë të kandidatëve për t’u intervistuar.

Me qëllim të rritjes së transparencës së këtij procesi, të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile të regjistruara në Kosovë, janë ftuar nga Zyra e Kryeministrit që të monitorojnë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve drejtuese të Ndërmarrjeve Publike të lartcekura”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se deri më tani, disa organizata të shoqërisë kanë emëruar përfaqësuesit e tyre dhe kanë shfaqur interesim për pjesëmarrje në  monitorim të  këtij procesi.

Për organizatat që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij procesi dhe ende se kanë bërë, mund të dërgojnë emrin e personit/ave kontaktues në adresën e kontaktit: nagip.tahiri@rks-gov.net apo edhe të kontaktoni për ndonjë sqarim në numrat e telefonit 03820014400 dhe 03820014334. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori