Bojkotimi i institucioneve të Kosovës nga ana e Listës Serbe ka zbehur edhe më shumë mundësinë e riprocedimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës. Zyrtarët e Qeverisë nuk japin ndonjë datë të saktë, por thonë se nuk do të vonohet shumë riprocedimi në Kuvend i marrëveshjes, ndonëse ratifikimi i saj varet nga vota e Listës Serbe, ngase kërkohet vota e të paktën 80 deputetëve.
Tani kur me bojkotimin e Listës Serbe, koalicioni qeverisës mbetet minus 11 vota, riprocedimi i ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvend duket edhe më i largët. Kjo për faktin se pa këtë Listë, koalicioni qeverisës mbetet me 73 vota. Madje edhe sikur të votonin pro marrëveshjes 6 deputetët që janë pa grup, prapë marrëveshja nuk do të kalonte, raporton RTK.
Por, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë shpresa se Lista Serbe do të reflektojë dhe do t’u kthehet institucioneve. Këshilltari për media i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, thotë se nuk do të ketë zvarritje të pajustifikueshme të kësaj çështje, por do të riprocedohet në momentin që partnerët e koalicionit do të konsiderojnë se janë pjekur kushtet.
“Qeveria beson shumë se ata do të reflektojnë, do të kthehen dhe do jetë shtytje për të gjitha zhvillimet, ndërkohë që do të jetë edhe ndihmesë për ta riproceduar tutje demarkacionin”, tha Abdullahu për Radio Kosovën.
Lista Serbe ka vendosur t’i bojkotojë institucionet e Kosovës pas miratimit në Kuvend të Ligjit për Trepçën. Derisa të kthehen në Kuvend, demarkacioni me gjasë nuk do të procedohet.
E kryeministri Mustafa ka thënë se pret që të kthehet Lista, ngase sipas tij, askush nuk ka llogari ta ngrijë koalicionin.
Për atë se kur do të kthehet Lista Serbe në institucione ka folur shefi i Grupit Parlamentar, Slavko Simiq.
“Vendimin për pjesëmarrjen tonë, ose jo, në institucionet e Kosovës do ta marrin në konsultime me Qeverinë e Serbisë, institucionet e Kosovës dhe të gjithë faktorët tjerë ndërkombëtarë. Pra dëshirojmë një konsensus të gjerë që rreth çështjes së Trepçës të merren njerëzit profesionistë e jo të prejudikohen të drejtat, statusi dhe pronësia e Trepçës“, ka thënë Simiq.
Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu e konsideron të pajustifikueshëm largimin e Listës Serbe.
“Ky largim i kësaj natyre nuk shkon në dobi të kurrfarë procesi, e as të demarkacionit, por ajo që ne besojmë është se ata duhet të reflektojnë dhe ta kenë parasysh se edhe çështja e Trepçës nuk ka qenë kurrfarë justifikimi që ata të largohen”, tha Abdullahu.
Për çështjen e demarkacionit, zyrtarë nga radhët e PDK-së kanë thënë se mund të arrihet konsensus me opozitën, sidomos me AAK-në dhe Nismën për Kosovën.
Por zyrtarë nga dy subjektet e boshtit opozitar kanë theksuar se konsensusi mund të arrihet vetëm për rikthimin e marrëveshjes në pikën zero.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

OBRM-PDUKM: Trendafilov po zbaton politikat e LSDM-BDI, nuk mbron të drejtat e punëtorëve

“Nuk ka prezencë të baktereve” AUV thotë se uji i ambalazhuar “Rugove” i plotëson kriteret ligjore dhe është i sigurte për konsum

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi