Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), është duke synuar të krijoj një sektor të zhvilluar të energjisë, të favorshme për mjedisin dhe shëndetin, në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenies shoqërore në Kosovë në kuadër të një tregu të lirë dhe konkurrues të energjisë.
Këtë synim e ka prezantuar ministri Blerand Stavileci në kabinetin qeveritarë, që më pas edhe është përkrahur nga kryeministri dhe ministrat tjerë të Qeverisë së Kosovës.
Në mbledhjen e Qeverisë, Stavileci tha të ketë përgatitur një strategji që në dhjetë vitet e ardhshme të ketë furnizim të sigurt me energji elektrike, të ketë bilanc energjetik, me kosto të përballueshme të investimeve, të ulë nivelin e emisionimit, të mbështetur në burime të ripertritshme si dhe integrim në tregun regjional.
Arritja e këtyre synimeve është e bazuar në 5 objektiva të vendosura në dokumentin me të rëndësishëm për sektorin e energjisë, Strategjinë e Energjisë2017-2026.
“Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike dhe me kapacitete të nevojshme për një sistem stabil të energjisë elektrike, integrimi në Tregun Rajonal të Energjisë, rritja e kapaciteteve ekzistuese të sistemeve termike dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja, zhvillimi i infrastrukturës së gazit natyror dhe plotësimi i caqeve dhe obligimeve në efiçiencë të energjisë, burime të ripërtëritshme të energjisë dhe mbrojtje të mjedisit”, ka thënë ministri Stavileci.
Elementet kryesore të këtij dokumenti, sipas ministrit Stavileci janë adresimi i sigurisë së furnizimit me energji elektrike, si kusht për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. “Qeveria do të vazhdojë të përkrah projektin e ndërtimit e Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet prej 450 megavat orë energji elektrike me investime të sektorit privat në kuadër të partneritetit publik-privat. Bazuar në ecurinë e deritashme të projektit Qeveria konsideron të realizueshëm këtë projekt deri në vitin 2023.
Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” do zbatohet në harmoni me kërkesat e Direktivës 2010/75/EC. Ky termocentral do të ketë edhe mundësinë e ko gjenerimit në masën 10% të kapacitetit neto të instaluar”, ka thënë ministri i MZHE-së Stavileci.
Për shkak të pa mjaftueshmërisë së kapaciteteve të termocentraleve, resurseve natyrore të kufizuara ujore dhe të erës si dhe duke pasur parasysh përballueshmërinë e kostos së furnizimit me energji elektrike, Qeveria është e detyruar të mbështesë alternativën e vazhdimit të punës së Termocentralit “Kosova A” deri në fillimin e prodhimit të energjisë nga “Kosova e Re”.
“Me gjithë se studimi i fizibilitetit të TC “Kosova B” është ende në proces dhe rezultatet e tij do të bëhen të ditura në mesin e vitit 2017, duke e konsideruar këtë termocentral tepër të nevojshëm për sigurinë e furnizimit me energji elektrike, Qeveria do të jetë në mbështetje të rehabilitimit të tij”, tha ai.
Qeveria u pajtua me propozimin e ministrit Blerand Stavilecit që rehabilitimi i Termocentralit “Kosova B” të bëhet duke marrë parasysh zbatimin e detyrimeve mjedisore të Kosovës si Palë Kontraktuese e Komunitetit të Energjisë. Periudha e rehabilitimit të këtij termocentrali do të ndërlidhet me fillimin e punës të kapaciteteve te reja, rezultateve te studimit te fizibilitetit dhe mos cenimin e furnizimit të Ngrohtores Termokos me energji termike.
Deversifikimi i burimeve të gjenerimit dhe rritja e investimeve në masat e efiqiences janë pjese e rëndësishme e këtij dokumenti.
Në fokus të kësaj strategjie përveç energjisë elektrike është edhe zgjerimi i sistemeve ekzistuese të energjisë termike, në një plan afatmesëm, si dhe zhvillimi i sistemeve të reja në pjesët e urbanizuara të qyteteve të mëdha.
Kjo strategji synon zhvillimin e te gjitha parakushteve për ndërtimin e infrastrukturës së gazit natyror në një plan më afatgjatë.
Krahas angazhimeve për arritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike Qeveria, me mbështetjen edhe të institucioneve tjera shtetërore, institucioneve ndërkombëtare dhe donatorëve, do të angazhohet që të zbatojë praktikat më të mira të vendeve të ngjashme me Kosovën, për trajtimin e komuniteteve të prekura nga aktivitetet e prodhimit të energjisë elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker