LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton ndryshimet në Ligjin mbi ndarjet buxhetore

Qeveria miraton ndryshimet në Ligjin mbi ndarjet buxhetore

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar këtë të mërkurë një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, janë aprovuar ndryshimet në tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit Mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, për të përmbushur obligimet e pakryera financiare dhe kontraktuale nga viti paraprak.

Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar pasqyrën preliminare financiare për ekzekutimin e buxhetit dhe bilancin e fondeve për vitin 2023. /Telegrafi/