Qeveria e Kosovës iu ka siguruar komunave 15 milionë euro për të mbuluar pagat në sektorin e arsimit.
Ky vendim sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, do t’iu mundësojë komunave të mbulojnë minuset e pagave për mësimdhënësit, që rrjedhin nga kontrata kolektive.
Krahas kësaj, qeveria emëroi Arben Krasniqin, sekretar të përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit, si dhe miratoi një sërë projektligjesh dhe marrëveshje ndërkombëtare.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve bëhet në kuadër të kërkesës për kursime dhe ndarje të cilat janë në vlerë të 20 milionë eurove.
Pesë milionë euro të tjera iu ndan Policisë së Kosovës për të mbuluar nevojat shtesë për operacionet që zhvillojnë.
“Shuma në vlerë prej 20 milionë e 27 mijë euro është deklaruar si kursime nga organizatat e ndryshme buxhetore, ndërkaq për ndarje mjetet do të shfrytëzohen në rreth 15 milionë euro për të mbuluar minuset e pagave në organizatat buxhetore që janë kryesisht komunat. Qeveria me këtë rast po iu del në ndihmë komunave të cilat nuk kanë arritur që të sigurojnë mjetet e tyre për të mbuluar pagat që kryesisht janë në sektorin e arsimit.
Kurse pesë milionë euro të tjera janë ndarë në kategorinë mallra dhe shërbime për Policinë e Kosovës për të mbuluar nevojat shtesë për operacionet që zhvillojnë”, tha ai.
Për emërimin e Arben Krasniqit, sekretar të përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit, ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla tha se janë ndjekur të gjitha dispozitat ligjore.
“Propozim-vendimi është në harmoni të plotë me dispozitat e ligjit për zyrtarët publik. I njëjti është diskutuar dhe konsultuar me të gjitha institucionet përkatëse dhe përmbushë kërkesat procedurale…Procedura e rekrutimit të sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit është zhvilluar në përputhje të ligjit për zyrtarët publik dhe aktet nënligjore përkatëse”, theksoi Sveçla.
Krahas kësaj, qeveria i dha dritën e gjelbër Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje.
Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi, tha se qëllimi i marrëveshjes është që të krijohet baza e nevojshme ligjore që Kosova të përfitojë nga fondet e BE-së.
“Qëllimi i marrëveshjes është që të krijohet baza e nevojshme ligjore që Kosova të përfitojë nga fondet e Bashkimit Evropian që ofrohen brenda këtij instrumenti për reformë dhe rritje. Ditëve në vijim do të finalizohet edhe marrëveshja për hua”, tha ai.
Qeveria, miratoi dy projektligje për marrjen e kredive, njëra për edukimin në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës, kurse tjetra për qasjen gjithëpërfshirëse në forcimin e sistemit shëndetësor.
Krahas kësaj, u miratua edhe Projektligji për rezervat e detyrueshme të naftës si dhe Projektligji për inspektoratin e arsimit në Kosovë.
Ndërkaq u ndan edhe 50 mijë euro për Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të Zhdukurve të Kosovës. /Kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi