Qeveria e RMV-së do t’i shqyrtojë propozimet e opozitës, EMV do të sigurojë ngrohje për shkupjanët
Qeveria do t’i shqyrtojë propozimet e opozitës për tejkalimin e krizës energjetike. Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski në takimin e djeshëm janë pajtuar që OBRM-PDUKM-ja t’ia dorëzojë kontaktet e saj për furnizimin e energjisë më të lirë ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili duhet t’i kontaktojë subjektet e përmendura që të konfirmohet nëse ofertat e tyre i kënaqin kriteret e nevojshme.
Kjo është dakorduar në takimin e sotëm të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski ku morën pjesë edhe ekipe ekonomike të Qeverisë dhe të partisë.
Kryeministri Kovaçevski pas takimit deklaroi se i kanë arsyetuar të gjitha aktivitetet që i ndërmerr Qeveria për tejkalimin e krizës energjetike. Kanë informuar për prodhimtarinë e kapaciteteve energjetike, për sigurimin e energjensave – thëngjillit dhe mazutit.
Ata theksuan nevojën e miratimit sa më të shpejtë në Kuvend të të gjitha ligjeve që kanë të bëjnë me tejkalimin e krizës energjetike. Bëhet fjalë për Ligjin për huamarrjen nga BERZH në vlerë prej 100 milionë euro me normë të favorshme interesi për të mbështetur punën e EMV-së, Ligjin për Energjinë, Ligjin për Naftën dhe Rezervat e Naftës, si dhe për zbatimin e Vendimit për shkurtimin e mjeteve financiare nga buxheti të cilat janë me përqindje më të ulët të përmbushjes dhe të cilat nuk janë të nevojshme dhe kalojnë në pikat për ballafaqim me krizën energjetike”, potencoi Kovaçevski.
“Diskutuam edhe për kalimin e shkollave fillore dhe të mesme në tregun e rregulluar, si dhe kalimin e institucioneve shëndetësore për furnizim në EMV shitje. Është rikonfirmuar kërkesa e opozitës për përfshirjen e ndërmarrjeve publike në tregun e rregulluar, të cilën do ta shqyrtojë Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me BNJVL-në”, deklaroi Kovaçevski.
Kryeministri informon se Qeveria sot ka marrë vendim me të cilin EMV është përgjegjëse për kryerjen e shërbimit publik të rregulluar të prodhimit të energjisë ngrohëse në Shkup. Është nënshkruar një marrëveshje ndërmjet EVN-së dhe Adora-s për dhënien me qira të ngrohtoreve.
Ai ka theksuar se që nga themelimi i Qeverisë janë ndërmarrë një sërë masash për likuiditetin e kompanive dhe standardin e qytetarëve, janë ndarë mbi 300 milionë euro mjete buxhetore.
Kryetari i Komisionit Rregullator për Energji, Marko Bislimoski, megjithatë theksoi se janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren një sërë masash për të shmangur rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Të shohim se ku jemi, çfarë jemi, të analizojmë, pastaj do të shohim nëse do të ketë rritje apo ulje të çmimit të energjisë elektrike.
Ai në paraqitjen e tij në “TV 24”, theksoi se kanë vendosur edhe bllok tarifat për të parë se çfarë ndikimi do të kenë në konsum. Blloqet, siç tha ai, janë futur për të ndikuar në konsumin e amvisërive, ndërsa tani po punohet edhe për futjen e blloqeve për konsumatorët e vegjël që janë në tregun e rregulluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUra e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Hidhet një granatë dore në një objekt në Pejë, policia në kërkim të personave të dyshuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar