LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së: Edhe këtë vit shënojmë maksimum 100% transparencë aktive

Qeveria e RMV-së: Edhe këtë vit shënojmë maksimum 100% transparencë aktive

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe këtë vit shënon maksimum 100 për qind transparencë aktive. Ky është rezultat i përkushtimit maksimal të Qeverisë për ndarjen e të gjitha informacioneve të rëndësishme me rëndësi për qytetarët dhe tregues i kapaciteteve demokratike dhe orientimit pro-evropian të kësaj Qeverie, e cila angazhohet për implementimin e standardeve evropiane në shtet, në rrugën e integrimit evropian, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.

Hulumtimin për Indeksin e transparencës aktive të institucioneve, të cilin rregullisht e zbaton shoqata joqeveritare Qendra për Komunikime Civile, tregon se në vitin 2023 si dhe në vitin 2022, Qeveria ka 100 për qind, gjegjësisht i publikon të gjitha informacionet e parashikuara nga transparenca aktive.

Transparencë aktive 100 për qind këtë vit mban edhe Ministria e Mbrojtjes.


Është përmirësuar transparenca e përgjithshme aktive e Qeverisë dhe ministrive, e cila këtë vit arrin në 86 për qind, theksojnë nga Qeveria.

“Në këtë rast, niveli i lartë i transparencës aktive, është regjistruar në një pjesë të madhe të ministrive si te Ministria e Financave, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonimisë së Ujërave, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe të tjera”, theksohet në kumtesë.

Nën transparencë aktive, siç sqarohet, nënkuptohet publikimi i informacioneve me iniciativë personale të institucioneve, në këtë rast pa paraqitur asnjë kërkesë deri te ata për qasje në ato informacione, që përveç nga rregullorja, del edhe nga praktikat e mira për publikim proaktiv të informacioneve nga planet e veprimit dhe në kuadër të iniciativës së Partneritetit për Qeverisje të Hapur.

Të dhënat nga hulumtimi i Qendrës për Komunikime Civile për transparencë aktive të Qeverisë dhe ministrive tregojnë transparencë fiskale, informim më të mirë të qytetarëve dhe kompanive se si institucionet publike i destinojnë mjetet e mbledhura nga tatimet, një vendosmëri të qartë në luftën kundër korrupsionit. E gjithë kjo e rrit besimin tek institucionet dhe ndikon në rritjen ekonomike.

Transparenca dhe llogaridhënia janë një nga bazat mbi të cilat bazohet Qeveria dhe do të vazhdojmë të punojmë të fokusuar për cilësinë evropiane të shërbimeve dhe jetës në shtetin tonë, theksojnë nga Qeveria.

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori