LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e re duhet të merret urgjentisht me papunësinë

Qeveria e re duhet të merret urgjentisht me papunësinë

Numri i madh i të papunëve dhe mungesa krijimit të vendeve të punës nga institucionet e vendit ka për që përveç ikjeve më 2014 të kosovarëve, një trend i ri i ikjeve të ndodh serish.

Krijimi i vendeve të punës dhe përmirësimi i kushteve për hapjen e bizneseve të reja duhet të behet nga qeveria e re e Kosovës . Një mundësi e mirë për të krijuar vende të punës po shihet sektori privat.


Kryetari i Bashkimi të Pavarur të Sindikatave të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi ka thënë për Telegrafin se qeveria e re, e cila pritet të formohet duhet të krijoj kushte për hapjen e vendeve të reja të punës.

Sipas tij, papunësia është mjaftë e madhe, e për ketë të rinjtë shikojnë mundësit për punësim jashtë vendit.

“Ne si BSPK çdo herë kemi kërkuar nga qeveritë e më hershem, por kërkojmë edhe nga qeveria e cila do të formohet që të përmirësohen kushtet për krijimin vendeve të punës. Sidomos mundësi për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e punësimi janë te sektori privat”, ka thënë Arifi.

Mos hapja e vendeve të punës, sipas tij, bënë që të rinj të kërkojnë mundësi edhe jashtë edhe pse këto mundësi për punësime jashtë vendit janë mjaftë të vështira.

Kreu i BSPK-së gjendjen e punëtorëve në vend e ka cilësuar si jo të mirë, por e cila sipas Arifit, ka mundësi të përmirësohet.

Ndërkaq, drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), Arian Zeka ka thënë për Telegrafin se qeverinë e re duhet të ndërmarr disa hapa për përmirësimin e kushteve për bizneset si dhe kthimin e shpresë tek qytetarët.

“Qeveria e re duhet të merre me vazhdimin e reformave fiskale për krijimin e kushteve për sektorin privat që të krijohen vende të punës dhe kthimin shpresë së qytetarëve për një jetesë në Kosovë”, ka thënës ai.

Sipas Zekës, duhet të vazhdohet plotësimi i bazës ligjore për implementimin pakos fiskale 2, që do të ndikonte në përmirësimin e kushteve për sektorin prodhues, e me këtë edhe krijimin vendeve të reja të punës.

Kurse sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), papunësia e kalon 30 përqindëshin.

“Sipas rezultateve të TM1 2017, shkalla e papunësisë është 30.5%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 34.6 %, krahasuar me meshkujt, 29.3%. Shkalla me e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 50.5%”, ka bërë të ditur ASK-ja. /Telegrafi/