LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë do të vendos për kërkesën për hua të HM Transport prej ELEM dhe MEPSO

Qeveria e Maqedonisë do të vendos për kërkesën për hua të HM Transport prej ELEM dhe MEPSO

Qeveria e Republikës së Maqedonisë pasdite do të mbajë seancë të rregullt me më shumë pika në rend dite me interes të qytetarëve, kumtoi shërbimi qeveritar për informim.

Me propozimin e SHA Eelektranat e Maqedonisë (ELEM) në pronë shtetërore, si dhe të KD të SHA MEPSO Shkup në pronë shtetërore. Qeveria në seancën e 44 do t’i shqyrtojë vendimet e këtyre kompanive për pranimin e kërkesës për hua prej Hekurudhave të Maqedonisë Transport SHA Shkup.


Në rend dite të seancës është Propozim programi për ndryshimin e programit për mirëmbajtje investuese të objekteve rezidenciale dhe reprezentative dhe hapësirave zyrtare të organeve të administratës shtetërore në vitin 2017 si dhe Propozim programin për ndryshimin e Programit për promovimin dhe mbështetjen e turizmit për vitin 2017.

Me propozimin e Ministrisë për Transport dhe Lidhje, në seancë do të shqyrtohet edhe Propozim – programi vjetor për ndryshimin e Programit vjetor për financimin e përpunimit të planeve urbanistike, planeve rregullatore të planeve të përgjithshme urbanistike, dokumentacionin planor urbanistik dhe dokumentacionin projektues urbanistik në Republikën e Maqedonisë.

Në seancën e 44-të Qeveritare, Ministria e Shëndetësisë propozon  shqyrtimin e disa programeve, për shërimin e sëmundjeve të rralla, për mbrojtjen e popullatës prej HIV/AIDS dhe për mbrojtje shëndetësore aktive të nënave dhe fëmijëve në Republikën e Maqedonisë për vitin 2017.

Në seancën e sotme do të shqyrtohet edhe Propozim programi për ndryshimin e Programit për ndërtimin dhe rikonstruimin e shkollave fillore për vitin 2017./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori