Qeveria e Maqedonisë angazhon ushtrinë për menaxhim me zjarrin

Zjarret te 'Makedonski Brod' edhe më tej janë aktive, ndërsa mbrëmë Qeveria e Maqedonisë i ka shqyrtuar mundësitë për menaxhim me krizën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zëdhënësi Mile Boshnjakovski deklaroi se zjarret ende janë aktive në vendet që u paralajmërua zjarri dhe se afërsisht janë kapluar nga zjarri rreth 300 hektarë me pisha mali.
Në fikjen e zjarrit janë aktivizuar edhe dy helikopterë të Ushtrisë së Maqedonisë si dhe ushtarë e zyrtarë.
Qeveria mori vendim që të thirret Komiteti për menaxhim me kriza, të cilët marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Policisë, Shëndetësisë dhe Transportit.
Nga
Telegrafi
01/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































