LAJMI I FUNDIT:

Qërim hesapesh në mes të ditës, 100 shoferë të autobusëve në Ukrainë përleshen mes vete – përdorin edhe armë zjarri

Qërim hesapesh në mes të ditës, 100 shoferë të autobusëve në Ukrainë përleshen mes vete – përdorin edhe armë zjarri

Rreth 100 persona kanë marrë pjesë në një rrahje masive në qytetin Brovari në veri të Ukrainës. Kësaj përleshje të armatosur i ka paraprirë një grindje mes shoferit të një furgoni dhe të një minibusi.

Burrat e armatosur nga sektori i transportit kishin mbërritur me autobusë në Brovari nga Vincia dhe Kievi, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Arsen Avakov gjatë një takimi me presidentit ukrainas Volodimir Zelensky, transmeton Telegrafi.

“Dyshohet se rrahja ka lidhje me një marrëveshje për ndarjen e linjave të autobusëve në të cilën dyshohej se kishte korrupsion”, ka shtuar Avakov.


Zelensky ka thënë se kjo përleshje ia ka kujtuar kaosin e viteve të 90-ta, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

“Ajo çfarë ka ndodhur nuk është një përleshje e zakonshme e rrugëve. Më kujton vitet e 90-ta”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër se në përleshje janë përdorur pushkë gjuetie, derisa tre persona janë hospitalizuar.

E të paktën dy tjerë janë plagosur nga armët e zjarrit, thuhet në kumtesën e ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjithashtu raportohet se mbi 20 persona janë dërguar në paraburgim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori