LAJMI I FUNDIT:

Qeni më i vjetër në histori “dorëzohet më në fund”, pesë muaj pasi festoi ditëlindjen e tij të 31-të

Qeni më i vjetër në histori “dorëzohet më në fund”, pesë muaj pasi festoi ditëlindjen e tij të 31-të

Qeni Bobi kishte një jetë të thjeshtë. Por për disa qen të tjerë, një jetë mjaft e lakmueshme.

Bëhet fjalë për atë që u kurorëzua si qeni më i vjetër i gjallë në botë i të gjitha kohërave nga Rekordet Botërore Guinness këtë vit, përcjell Telegrafi.

Në fillim të këtij muaji, vetëm pesë muaj pasi festoi ditëlindjen e tij të 31-të, Rafeiro do Alentejo, i cili kaloi jetën e tij në një fermë portugeze, ndërroi jetë.


Bobi u dërgua me urgjencë në spital javën e kaluar, tha pronari Leonel Costa, 38 vjeç, për rrjetin kabllor portugez të lajmeve SIC Notícias.

Costa tha: “Ishte një luftë e vështirë dhe vetëm një luftëtar si ai mund ta kishte zgjatur kaq gjatë”. /Telegrafi/