Fatkeqësisht, sado mirë ta njihni qenin tuaj, ai bëhet enigmë e vërtetë në situata të caktuara
Një nga këto situata është kur qeni refuzon të hajë ushqimin e tij.
Kjo është veçanërisht konfuze nëse e dini se shumica e qenve nuk e refuzojnë ushqimin në asnjë rrethanë, sepse kjo është mënyra e vetme që kafsha të marrë dozën e saj ditore të lëndëve ushqyese.
Nëse kafsha juaj ka një oreks dukshëm më të ulët për disa ditë, do të ishte mirë të merrni parasysh arsyet që ju sjellim në tekstin tonë.
Disa prej tyre do t’ju zbulojnë se keni qenë të shqetësuar pa asnjë arsye, ndërsa të tjerët mund t’ju drejtojnë të kërkoni ndihmën e një veterineri, transmeton Telegrafi.
Qeni hëngri diçka që nuk duhej
Është e mahnitshme se si qentë dhe fëmijët gjithmonë duket se gjejnë diçka brenda dhe përreth shtëpisë që nuk është e ngrënshme dhe e vendosin në gojë. Kjo padyshim mund të ndikojë në stomakun e tyre. Një gjë që mund të bëni në këtë rast është të shikoni qenin tuaj dhe të prisni derisa trupi i tij të përpiqet të nxjerrë jashtë objektin e huaj. Nëse qeni ka ethe, po vjell ose duket se ka shumë dhimbje, do t’ju duhet ta çoni te veterineri.
Ndjehet i mërzitur
Ka një sërë arsyesh që mund të bëjnë që një qen të jetë shumë i mërzitur për të ngrënë. Ngjarjet si bubullima ose fishekzjarrë janë një nga ato kur ushqimi bëhet gjëja e fundit në mendjen e një qeni. Në ato situata, ai thjesht dëshiron të largohet nga tingujt e pakëndshëm sa më shumë që të jetë e mundur. Gjithashtu, nëse sapo keni ardhur nga rruga, ka gjasa që qenit t’i shqetësohet stomaku, prandaj ai nuk do të jetë i uritur. Një vizitë tek veterineri mund të jetë arsyeja pse qeni nuk ka oreks.
Është i sëmurë
Qentë nuk ndryshojnë shumë nga njerëzit kur bëhet fjalë për sëmundjen, pra sjelljen që pason kur sëmuren. Shumica e njerëzve refuzojnë ushqimin kur janë të sëmurë, dhe e njëjta gjë është edhe me qentë. Nëse nuk mund ta bëni kafshën tuaj të shijojë ushqimin e tij të preferuar, edhe nëse e joshni me ëmbëlsira, duhet të kërkoni ndihmën e një veterineri. Gama e sëmundjeve që bëjnë që një qen të refuzojë ushqimin është e gjerë dhe për të mos marrë më të keqen, do të ishte mirë të kërkoni këshillën e një profesionisti.
Problemi është moti
Qentë janë mjaft të ndjeshëm ndaj motit. Nëse jashtë është shumë ngrohtë, shumica e qenve nuk do të emocionohen kur vjen vakti i darkës. Kjo vlen kryesisht për ushqimin që ia jepni të ngrohtë qenit tuaj. Më shpesh, ata as nuk do ta prekin ushqimin atë mbrëmje, por mund të afrohet në mëngjes kur është ftohur plotësisht dhe temperaturat jashtë janë më të ulëta. Ajo që është e rëndësishme është t’i jepni qenit tuaj shumë ujë gjatë këtyre ditëve për ta mbajtur atë të freskët dhe kur të ndjejë nevojën për ushqim, ai do të hajë. Granulat janë një zgjedhje e mirë në verë, sepse nuk kërkojnë ngrohje, ndërsa ushqimi i lagësht përmban një përqindje më të lartë të ujit. Varianti më i mirë është një kombinim i këtyre dy llojeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Pesha nuk do të thotë gjithçka: Arbër Peci shpjegon se si të maturoni progresin e vërtetë në fitnes
Bëhu “bishë” në shtrat!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj