LAJMI I FUNDIT:

Qeni që kujdeset për bagëtinë, mund të zëvendësohet me dronin që leh (Video)

Qeni që kujdeset për bagëtinë, mund të zëvendësohet me dronin që leh (Video)

Është element i rëndësishëm për bagëtinë, që kur njerëzimi i ka zbutur kafshët dhe i ka vënë në kullotë, qeni iu ka shkuar gjithmonë nga pas

Mirëpo, me zhvillimet teknologjike, miku më i mirë i bariut, mund të zëvendësohet me një dron, transmeton Telegrafi.

Fermerët në Zelandën e Re, po paguajnë nga 3,500 dollarë, për dronë që kanë mikrofon dhe altoparlantë, me ndihmën e të cilave lehin dhe udhëzojnë bagëtinë.


Deri më tani, këto fluturake janë përdorur nga fermerët, për të parë nëse ka nisur rrjedha e ujit nëpër fusha, apo për të kontrolluar bagëtinë dhe vëzhguar situatën.

Sistemi po konsiderohet shumë më ekonomik dhe i sigurt, duke i lehtësuar punën barinjve, që çdo ditë e më shumë po e braktisin këtë profesion të vështirë. /Telegrafi/