Qeni i humbur në natyrën e egër të Alaskës gjendet nga një "pilot vullnetar", nëntë ditë më vonë
Një qen i quajtur Koda, që humbi gjatë një kampingu në Alaskë, u gjet pas nëntë ditësh nga një pilot vullnetar.
Pronari i qenit, Lewis Ekle, tha se Koda u tremb dhe u largua me shpejtësi.
Pavarësisht kërkimeve të vazhdueshme nga familja dhe vullnetarët, nuk pati asnjë gjurmë të tij deri sa piloti John Kagerer vendosi të kërkojë me aeroplan.
Ai e pa Koda-n pranë vendit ku ishte zhdukur dhe e tërhoqi me ndihmën e disa ushqimeve.
Qeni u kthye në shtëpi i padëmtuar, duke sjellë lehtësim dhe gëzim për familjen. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























