Gerard Pique si lider i mbrojtjes udhëzoi bashkëlojtarët e tij të Barcelonës të ‘qëndrojnë të qetë’ – ndërsa Nicolo Barella u fut pas të gjithëve për të barazuar për Interin.
Skuadra e Xavit hyri në ndeshjen e së mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve në Grupin C duke ditur se një humbje nga Interi do t’i shihte ata të eliminohen nga gara.
Ousmane Dembele u dha atyre epërsinë pak para pjesës së parë, megjithatë, Interi u kthye në lojë në mënyrë të çuditshme.
Alessandro Bastoni harkoi një top që nuk dukej i rrezikshëm, por që u bë vetëm pas një gabimi të liderit të mbrojtjes, Pique.
Pique with the ‘CALMA’ and Barella scores behind him 😭😭😭 pic.twitter.com/j70HHSPglo
— TC (@totalcristiano) October 12, 2022
Mbrojtësi spanjoll i bëri shenjë vijës së pasme për t’u ngritur më lartë dhe të tentonin lënien e lojtarëve të Interit në pozitë jashtë lojë.
“Qëndroni të qetë”, ishin fjalët e Piques, i cili ishte i bindur se nuk kishte asnjë rrezik nga aksioni i Nerazzurrëve.
Megjithatë, Barella mundi kurthin jashtë loje duke i ikur mbrojtjes dhe shënoi golin e barazimit 1-1, gol i cili i dha zemër Interit.
Pique is killing me ????? pic.twitter.com/mwr6UpTuC3
— #38 (@sketchy00_) October 12, 2022
Lautaro Martinez çoi në avantazh 2-1 skuadrën e Simone Inzaghit menjëherë pas kësaj për të kompletuar mjerimin e tyre.
Fansat kanë reaguar ndaj gabimit trashanik, duke pretenduar se Pique ka sjellë në jetë një ‘meme’ të re. /Telegrafi/
Stop that Piquepic.twitter.com/Zo8QuyZybk
— Berita Sepakbola Dunia (@gilabola_ina) October 12, 2022
Pique was like 'let them score'… My President 😂😂😂😂 pic.twitter.com/zlvatxCPro
— M•A•J (@Ultra_Suristic) October 12, 2022