Çiklisti Qëndrim Guri ishte njëri ndër sportistët që përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.
Guri ishte në mesin e tetë sportistëve që për herë të parë shijuan emocionet e ngjarjes më të madhe sportive në planet, ani pse nuk ia doli të tregojë më të mirën e tij.
Çiklisti ynë i njohur, në një intervistë për KosovaPress, është shprehur i lumtur që ka qenë pjesë e Kosovës në Olimpiadën e Brazilit, ani pse ai ka pritur paraqitje më të mirë. Guri e pranon se konkurrenca ka qenë shumë e fortë, por sipas tij, edhe shtegu ka qenë ekstrem i fortë.
“Kosova ka marrë pjesë për herë të parë në Olimpiadë, e gjithashtu edhe për herë të parë edhe në çiklizëm. Ishte një konkurrencë shumë e fortë, një garë shumë e fortë, ku arrita të garojë vetëm 80 km, konkurrenca ka qenë nivel, shtegu i garës në ekstrem, shumë i fortë”, ka thënë Guri.
Ai ka shtuar se është ndenje e jashtëzakonshme të jesh pjesë e Olimpiadës, sepse sipas tij, pikërisht Lojërat Olimpike janë vendi ku takon sportist e mëdhenj nga i gjithë globi.
“Është një ndenje e papërshkrueshme, sepse aty marrin pjesë shumë çiklist evropian e botëror, por është edhe një kënaqësi shumë e veçantë, sepse takohesh më gjithë sportistët e botës dhe jo vetëm në çiklizëm por në gjitha sportet, hendboll, basketboll, gjitha lëmit e sportit, sepse takon gjithë sportistët në Fshatin Olimpik. Në Fshatin olimpik ka qenë kënaqësi e papërshkrueshme, sepse për herë të parë Kosova merrte pjesë dhe na kanë respektuar sikur të ishim pjesëmarrës që 100 vjet në olimpiadë”, ka theksuar ai.
Guri mendon se çiklistët e Kosovës duhet të punojmë shumë më shumë në mënyrë që të arrihen rezultat e dëshiruar. Ai thotë se nga çiklistët tonë kërkohet punë e madh, madje, sipas tij, nga shtatë-deri në tetë orë në ditë. Guri thotë se sportistët tonë duhet të punojmë jashtëzakonisht shumë për të qenë ta gatshëm për Lojërat olimpike ‘Tokio 2020’.
“Në Kosovë çiklistët duhet të përkushtohen në stërvitje, në përgatitje e jo të merrem më thashetheme, jo ai kryetar jo ky kryetar, neve sportistëve nuk na nevojitet te merrem më punë tjera, por na duhen vetëm stërvitje, dhe unë e kam pa se nuk edhe jemi edhe shumë larg konkurrencës më sportistët tjerë. Por, neve na duhet vetëm të stërvitem më shumë, jo nga katër orë deri në pesë, por shtatë deri në tetë, ashtu siç kam bërë unë stërvitje në muajin e fundit, sepse mua në korrik më ka ardhur ftesa për Rio, kështu që u them gjithë çiklistëve shqiptarë që të bëjnë sa më shumë stërvitje, sepse Tokio 2020 është shumë afër, ka mbetur edhe tre vjet dhe vjen sa hap e mbyll sytë, këtë herë nuk mund të shkojmë më ftesa, por duhet të shkojmë më pikë, më norme, dhe u them sportistëve që të bëjnë stërvitje sa më shumë dhe të dëgjojnë vetëm trajnerët e tyre”, ka përfunduar Guri.
Ai ka shtuar se më një përkushtim dhe disiplinë më të madhe, e angazhim maksimal, çiklistët tonë do të jenë gati për Olimpiadën e radhës. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi