LAJMI I FUNDIT:

Qendra për Politika dhe Avokim: 1 maji e gjen Kosovën me nivelin më të lartë të papunësisë në Evropë

Qendra për Politika dhe Avokim: 1 maji e gjen Kosovën me nivelin më të lartë të papunësisë në Evropë
Foto: Arkiv

Qendra për Politika dhe Avokim me rastin e Ditës së Punëtorëve, ka thënë se edhe ky vit Kosovën e gjen me nivelin më të lartë të papunësisë në Evropë, me disbalancë të shprehur gjinore, gjeografike dhe të moshës në fuqinë punëtore.

Në reagimin e tyre thuhet se “. Vetëm gjatë periudhës së pandemisë mbi 40.000 qytetarëve kanë aplikuar tek agjencia e punësimit për tu regjistruar si të papunë. Përveç përqindjes së lartë të të papunëve, që është rreth 30%, edhe ata që kanë fatin të punojnë ballafaqohen me probleme të mëdha në vendet e tyre të punës dhe mungesë të sigurisë në vend të punës, me theks të veçantë të punësuarit në sektorin privat”.

Reagimi i plotë:


Përderisa të gjithë jemi të prekur nga kriza shëndetësore si rezultat i pandemisë COVID-19, punëtorët janë në vijën e parë të shërbimit. Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Koalicioni për drejtësi shoqërore dhe të drejta socio-ekonomike solidarizohet me të gjithë këta punëtorë të guximshëm dhe shpreh mbështetjen dhe mirënjohjen për të gjithë punëtorët që janë sëmurë ose kanë vdekur në krye të detyrës së tyre.

Edhe ky vit Kosovën e gjen me nivelin më të lartë të papunësisë në Evropë, me disbalancë të shprehur gjinore, gjeografike dhe të moshës në fuqinë punëtore. Vetëm gjatë periudhës së pandemisë mbi 40.000 qytetarëve kanë aplikuar tek agjencia e punësimit për tu regjistruar si të papunë. Përveç përqindjes së lartë të të papunëve, që është rreth 30%, edhe ata që kanë fatin të punojnë ballafaqohen me probleme të mëdha në vendet e tyre të punës dhe mungesë të sigurisë në vend të punës, me theks të veçantë të punësuarit në sektorin privat. Gjatë periudhës së pandemisë, 59 persona nga stafi mjekësor janë infektuar me COVID-19 në kryerje të detyrave, ndërsa janë regjistruar tri fatalitete të punëtorëve –njëri rast nga radhët e punëtorëve të Doganave të Kosovës i cili ka ndërruar jetë nga infektimi me COVID-19, përderisa si pasojë e aksidentit në vendin e punës ka ndërruar jetë një i punësuar në minierën e Trepcës, si dhe një rast i aksidentit me fatalitet në punë gjatë ngarkimit të shufrave metalike në vendin e tij të punës në Gjilan.

Kriza e tashme shëndetësore ka potencialin për të përkeqësuar pabarazitë ekzistuese në tregun e punës, përderisa gratë janë më të cenueshme ndaj pasigurisë së krijuar ekonomike. Situata emergjente me shumë mundësi do të zvogëlojë mundësitë e punësimit të grave në Kosovë, dhe mund të shkaktojë largimin nga puna e punëtorëve me kontrata fikse të përkohshme – kontrata me të cilat 50% e grave në fuqinë punëtore në Kosovë ushtrojnë aktivitetin e tyre ekonomik.

Në mënyrë që të sigurohet përfaqësim i duhur i nevojave dhe kërkesave të punëtorëve, është e rëndësishme të vazhdohet dialogu social, në funksion të mbrojtjes dhe promovimit të interesave të përbashkëta të punëtorëve dhe garantimit të kushteve të dinjitetshme të punës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Kalo në kategori