LAJMI I FUNDIT:

Qëllohet për vdekje reperi Trouble, i njohur për bashkëpunimet me Drake e The Weeknd

Qëllohet për vdekje reperi Trouble, i njohur për bashkëpunimet me Drake e The Weeknd
(Foto: Invision/AP)

Trouble, reperi nga Atlanta, i njohur për bashkëpunimet e tij me Drake, The Weeknd e të tjerë, është qëlluar me armë zjarri, si pasojë e të cilës e ka humbur jetën. Ai ishte 34 vjeçar.

Gjithçka ka ndodhur herët në mëngjesin e të dielës në një apartament në periferi të Atlantas, ku më herët është mbajtur një festë, ndërsa reperi e kishte vizituar një femër – raporton The Guardian.

Mariel Semonte Orr (emri i vërtetë i reperit) ka qenë ame femrën e paidentifikuar, kur autori, njëherësh person i afërt me femrën e përmendur, hyri dhe e qëlloi reperin në gjoks. Ai u transportua në spital nga ekipet emergjente, ku më pas ndërroi jetë.


Hetuesit e qarkut Rockdale kanë bërë të ditur se kanë marrë një urdhër për arrestimin e Jamichael Jones me akuzat për vrasje, hyrje me dhunë në shtëpi dhe sulm të rëndë, por ai është ende në kërkim. Dorasi dhe viktima thuhet se nuk njiheshin me njëri-tjetrin.

Trouble debutoi në skenën e repit në vitin 2011 me hitin “December 17th”, ndërsa në vitin 2018 publikoi albumin e tij kryesor, “Edgewood”, ku përfshihen emra botërorë, si Drake, The Weeknd, Offset, Fetty Wap dhe të tjerë.

Trouble publikon videoklip me Drake
Lexo po ashtu Trouble publikon videoklip me Drake

Shumë yje u pikëlluan nga lajmi për vdekjen e tij, kurse Drake postoi një fotografi në Instagramin për të shprehur ngushëllime. /Telegrafi/