LAJMI I FUNDIT:

Qëllohet për vdekje Dilaver Bojku

Qëllohet për vdekje Dilaver Bojku

Në plazhin e Strugës është qëlluar Dilaver Bojku, një emër i njohur për struganët dhe veprimtarinë e tij, kanë konfirmuar për Telma burime nga hetimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 17:00 në plazhin Aqua- Bluskaj në qendër të qytetit.

Me lëndime të rënda, Bojku është transferuar në spital. Nga policia tani për tani nuk bëjnë të ditur detajet, por një ekipi i policisë hetimore punon me urdhër të prokurorit në lidhje me rastin.


Sipas informatave të para, Bojku ka vdekur nga plagët që është qëlluar me armë zjarri. /Telegrafi/