Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mos kenë një ecuri të dukshme. Edhe pse Bashkimi Evropian ka synuar t’i japë jetë dialogut midis tyre, bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përsëri ato kanë mbetur përgjithësisht në vend. Tensionet që shfaqen herë pas here, vetëm e rrudhin edhe ndonjë hap në interes të këtij dialogu, për ta shpeshtuar atë dhe bërë sa më produktiv. Ndërkohë, stabilitetit rajonal i vihen strikëmbsha. Ja pse dhe vendet e G7-ës, grupi i shteteve më të industrializuara në botë, dy javë më parë, në takimin në Berlin, konkluduan se Ballkani nuk mund të jetë i qetë pa angazhimin konstruktiv në dialog të Prishtinës dhe Beogradit. Dhe këtu është fjala për zbatimin e tërë marrëveshjeve bilaterale që janë nënshkruar më parë, duke normalizuar raportet me njëri-tjetrin.
Njëmbëdhjetë vjet kanë kaluar nga fillimi i këtij dialogu. ShBA-ja me BE-në, aktualisht duken më të ingranuara, që ky dialog të mos përdoret thjesht për retorikë, por të jetë sa më efektiv, për t’i çuar të dy vendet në marrëveshjen përfundimtare, njohjen nga secila palë. Përbën ogur të mirë rezoluta e Parlamentit Evropian, në të cilën shprehet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohje të ndërsjellë”. Në të njëjtën kohë, liderëve të Serbisë u ripërsëritet në këtë rezolutë se progresi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën do të përcaktojë ritmin e negociatave për anëtarësim. Me sa kuptohet, do të kemi një angazhim më serioz të institucioneve të rëndësishme të Bashkimit Evropian.
Por, ç’ndodh me palën serbe? Për t’i mbajtur gjallë tensionet, nuk hiqet dorë lehtë nga akuzat e njohura të saj, edhe pse të dala mode. E rëndësishme është për të, të mos shuhet jehona e tyre dhe në një atmosferë të tillë, dialogu të ndrydhet vazhdimisht apo të mbahet sa më larg. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, edhe ditët e fundit, vazhdon me avazin e vjetër, me akuzat për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime kundër serbëve dhe trafikim organesh. Dhe, ku hidhen ato? Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sepse, liderët serbë, çuditërisht duke mos u shkëputur nga trashëgimia e së kaluarës, e Sllobodan Millosheviqit, nuk pajtohen dot me realitetin e shumënjohur tashmë, se Kosova prej vitesh është shtet sovran dhe i pavarur, ligjshmërinë e të cilit, qysh më 22 korrik 2010, e ka njohur dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e Kombeve të Bashkuara.
Në këtë hulli vazhdojnë të jenë dhe rëniet e borive të njohura, zëra të vjetërsuar, se gjoja serbët në Kosovë kërcënohen, me qëllim largimin e tyre nga Kosova. Si mund të ndodhte ndryshe, që këta “serbë të kërcënuar”, muaj më parë bllokuan rrugët për në pikat kufitare midis dy vendeve, si kundërpeshë ndaj vendosjes për reciprocitet të targave të makinave të Serbisë. Përse shqiptarët nuk mund të udhëtonin dhe nuk mund të udhëtojnë në Serbi me targat e republikës së tyre? Prandaj, tani qeveria e Kosovës ka vendosur që dhe qytetarët e Serbisë duhet t’i përgjigjen të njëjtit standard, pa folur për serbët në veri për t’iu nënshtruar të gjithë këtij vendimi, duke qarkulluar si të gjithë qytetarët brenda Kosovës.
Nervozizmi pas kësaj i Presidentit serb Aleksandar Vuçiq është i papërmbajtur. Këto vendime të qeverisë së Kosovës, ai i vlerësoi ditët e fundit si sulme të njëanshme, që do të ndiqen përsëri nga të tjerë sulme. Dhe më tej i vë vulën; sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi bëhet i pakuptim. Megalomania politike, ngërthyer në atë mentalitet të njohur të “superioritetit serb”, për të injoruar popujt e tjerë, sikurse Kosovën, çuditërisht vjen dhe në këto momente. Atëherë, si do të marrë kuptim dialogu Kosovë-Serbi dhe takimi Kurti-Vuçiç, i cili, siç bëri të njohur presidentja e Kosovës, pritet që gjatë këtij muaji të mbahet takimi i tyre i ri. Në Bruksel ata nuk janë takuar prej një viti. Takimet janë të domosdoshme, sidomos kur është fjala për ato midis drejtuesve kryesor të të dy vendeve. Por qëndrime të tilla, si ato që përmendëm, të liderëve serbë, vetëm e zhvleftësojnë dialogun.
Në këtë kuadër tërheq vëmendjen dhe një fakt që të krijon përshtypjen e të mosqënit unik të të dërguarve të Bashkimit Evropian. Si mund të pajtohet me këto qëndrime i dërguari për dialogun, Miroslav Lajçak, teksa pohon se vendime si këto që përmendëm të qeverisë Kurti prishin punë për dialogun. Në këtë mënyrë, mendojmë se inkurajohet mentaliteti i mësipërm serb dhe bëhesh suport i radikalëve. Me dashje apo pa dashje bën që tensionet të ngrihen dhe Brukselin ta shohësh jo të njëzëshëm. Rezultati pas kësaj? Të pajtohesh me një dialog për dialog, pa kurrfarë progresi dhe marrëveshja përfundimtare të shkojë duke u larguar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/G9999999.jpg)
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/arbri-780x439.jpg)
"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër
![Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zjarri-ne-prishtine-780x439.jpg)
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës
![Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-24-780x439.jpg)
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë
![Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pogba-780x439.jpg)
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër